Kush vendos në PD për 'marrëveshjet' me Ramën?

Kush vendos në PD për 'marrëveshjet' me Ramën?

Berisha dhe Basha

Sali Berisha po përpiqet t’i dalë para dyshimeve se përpjekjet e Bashës për radikalizimin e situatës, mund të përfundojnë me marrëveshje me Edi Ramën, dhe po jep garanci, se kjo nuk do të ndodhë.

I pyetur nga TV Klan rreth mundësisë së një marrëveshje të re me PS, Berisha foli në emër të PD, duke garantuar se kjo nuk mund të ndodhë kurrë.

Biles për ta bërë më të sigurtë këtë, ai përcaktoi dhe “rrëzimin e Edi Ramës”, si e vetmja mënyrë që të mos përfundojnë në ndonjë marrëveshje me të për zgjedhjet.

Nuk është se nuk e kemi dëgjuar dhe herë të tjera këtë version. Biles në kohën para çadrës, Basha ishte dhe më radikal se kaq.

Por problemi është se kjo është hera e parë, që Berisha nxiton të flasë edhe formalisht si kryetar i PD, sikur ky të ishte ndonjë vendim forumesh.

Kur Berisha e tha për herë të parë, para disa muajsh, se me Edi Ramën nuk hyhet në zgjedhje dhe nuk fitohet kurrë, në PD ra zija.

Në rrethin e ngushtë të Lulzim Bashës, biles ka pasur dhe përpjekje për të folur publikisht kundër tij, por janë përmbajtur prej Bashës.

Tashmë Berisha e ka thelluar dhe zyrtarizuar mendimin e tij, si vendim të PD. Jo se kjo përbën ndonjë lajm, por nëse vërtet ai i merr vendimet në PD, edhe për luftë, edhe për paqe, atëhere duhet të kthejmë kokën pas tek 18 maji, për të parë se cili është roli i tij në vendimin e Bashës për marrëveshjen me Edi Ramën dhe listën e PD.

Deri më sot, Berisha është mbrojtur se vendimet në PD i merr Basha, se marrëveshjen me Ramën e bëri Basha dhe se listën e deputetëve e bëri Basha. Dhe kishte sens të besohej shumica e kësaj apologjie.

Me këtë që thotë sot, dhe mënyrën se si rekomandon qëndrimin e tij, si vendim zyrtar të PD, i bie që dhe më 18 maj të vitit të kaluar, ai i ka diktuar Bashës marrëveshjen me Ramën dhe listën e deputetëve, dhe më pas ka dashur të distancohet prej saj, për të mos marrë kostot e pakënaqësive që shkaktoi.

Se nëse është e kundërta, pra nëse Basha nuk e ka pyetur më 18 maj, nuk ka pse e pyet dhe tani, dhe Berisha nuk ka çfarë i bën.

Nuk them që Basha të bëjë marrëveshje me Ramën, por as të dëgjojë Berishën, dhe të marrë vendimet e veta.

Kjo që bën Berisha, duke u sjellur publikisht si pronari që vendos për PD, ose është zhvillim i ri, ose është përvojë e vjetër, që Berisha ka dashur ta mbajë larg syve të opozitarëve, për të mos u dëmtuar vetë nga dështimet e vendimeve të gabuara që i ka diktuar Bashës.

Ai mund të zgjedhë kë të dojë, për ta në e bërë më të qartë. Por nuk mund të jetë Lulzim Basha i pavarur nga Berisha më 18 maj kur bëri pazar me Ramën dhe masakroi listat e PD, dhe i varur nga Berisha sot, i cili flet në emër të PD, kur PD ende nuk ka marrë ndonjë vendim zyrtar për qëndrimin ndaj zgjedhjeve dhe zgjidhjet politike të krizës.

Ose i kanë bërë të gjitha gjërat bashkë, ose Berisha ka humbur durimin dhe tani po i dikton Bashës, rrugën se si ta nxjerrë nga politika, duke e nxjerrë jashtë zgjedhjeve dhe duke i bërë fakt të kryer një skenar radikal, që Basha nuk ka këllqe ta mbajë./ Marre nga TEMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 20/10/2018 13:45

    Vendos vet Rama,jo PD dhe sovrani, qe i ka treguar vendin e politikes se salihut e Bashes< me vote kurre me nuk mund te vijne ne Qeverisje.Kete e dijne liderizmat e PD, andaj, kerkojne menyra te tjera,jo demokatike"protesta te dhunshem"-revolte-popullore,per te cilen nuk e kane popullin e sprovuar nga 1997.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon