Kushëriri i dhuroi mëlçinë, nisin hetimet për Eric Abidal, dyshohet se e ka blerë

Kushëriri i dhuroi mëlçinë, nisin hetimet për Eric Abidal, dyshohet se e ka blerë

Eric Abidal pas transplantit

Prokuroria ka kërkuar rihapjen e çështjes së Eric Abidal në mënyrë që të përcaktohet se kush ka qenë dhuruesi i mëlçisë së futbollistit francez.

Nga versioni zyrtar i lëshuar nga klubi i Barcelonës dhe nga vetë Abidal është bërë me dije se ishte kushëriri i tij që bëri dhurimin e organit. Por përgjimet kanë zbuluar se mëlçia është blerë, fakt ky që nëse rezulton i saktë mund të shkaktojë një skandal.

Për “faktin” e ri të dalë në dritë së fundmi ka reaguar edhe kushëriri i Abidal duke u shprehur se ishte ai që e dhuroi mëlçinë duke e quajtur veprimin e tij shumë human dhe të mbushur me dashuri për anëtarin e familjes.

 Nuk kam përfituar as një qindarkë. Dhurova një organ për të shpëtuar një anëtar të familjes time. As që mendova përfitimin, ishte një veprim human. Zbuluam se unë dhe Abidal kishim të njëjtin grup gjaku, ndaj dhe mund të përshtatej transplanti. Kam qenë shumë transparent, problemet e mia financiare i zgjidh vetëm me bashkëshorten time dhe me bankierin.

Gérard Armand, kushëriri i Abidal

Ish-futbollisti Abidal është detyruar të lëjë në mes karrierën e tij për shkak të problemeve të shumta shëndetësore. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë