POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

‘Ku*vat flasin vetëm në rep’, Nicki Minaj reagon pas sherrit të bujshëm

Dy reperet Cardi B dhe Nicki Minaj

Ky është moment kur mund të themi me plot gojën që repi kalon edhe në jetën reale në versionin e dhunshëm. Në eventin e organizuar nga “Harper’s Bazaar” Nicki Minaj dhe Cardi B u përleshën fizikisht dhe kjo e fundit përfundoi me ballin e nxirë me gunga.

Menjëherë pas këtij konflikti të ashpër Cadi B i dedikoi disa fjalë koleges së saj. “Unë kam anashkaluar shumë gjëra. Kam lejuar që të më bësh diss-e pas shpine. Ke kërcënuar artstët e tjerë të industrisë duke iu thënë që nëse bashkëpunojnë me mua, nuk do të bashkëpunosh më me ta. Ke gënjyer gjithmonë!

Të kam lejuar të flasësh budallalliqe për mua. Tu drejtova njëherë ty si person, tu drejtova për herë të dytë personalisht dhe ti më padite. Por, kur përmend fëmijën tim, vendos të pëlqesh komentet për mua si nënë, të bësh komente për aftësitë e mia se si kujdesem për vajzën time është e pamundur, këtu I ke vënë kapakun. Kam punuar shumë për të arritur këtu dhe nuk lejoj askënd që të shkatërrojë suksesin tim,”- shkruan ajo.

Mirëpo nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe reagimi i Nicky Minaj.

“K*rvat flasin gjithë ato gjëra në repin e tyre por në jetën e tyre janë frikacake!!”- shkruan Nicki. Beteja mes vajzave mesa duket do të vijojë ende.

 

fl.mi.
Komento