Kuvend/ Koçi e Ballanca japin ‘llogari’ për punën e tyre, mungon opozita

Një muaj pasi deputeti socialist Erion Braçe, kritikoi hapur punën e drejtorit të Agjensisë së Mbikqyrjes Financiare, Ervin Koçi, për mosndërhyrje në tregje, Koçi dhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca kanë dhënë shpjegime për punën e institucioneve që drejtojnë gjatë vitit 2017. Dy drejtuesit kanë folur në sallë vetëm për deputetët e mazhorancës pasi deputetët e opozitës ndodhen  në mbledhje të grupit parlamentar. 

Kreu i AMF-së, Ervin Koçi, tha se ka tregje me problematika të mbartura, por theksoi se institucioni që ai drejton e ka kryer  më së miri detyrën. 

“Ka tregje me problematika të mbartura. Ka tregje me potenciale të pashfrytëzuara”. 

Ervin Koçi, kreu i AMF-së

Më tej, në seancë ka folur Avokatja e Popullit Erinda Ballanca. Në fjalën e saj, Ballanca ka thënë se përgjatë vitit 2017, Avokati i Popullit ka pritur më shumë se 3 mijë ankesa. Ballanca ka theksuar se problem mbetet trajtimi i njerëzve në Komisariate dhe burgje. Sipas AP-së, ka 29 raste të ankimuara te institucioni i  Avokatit të Popullit për dhunë të pretenduar në ambientet e paraburgimit.

"Ndonjëherë kemi më shumë çështje se kapacitete. Jemi përpjekur të bëjmë punën që na është ngarkuar. Mbi 3 mijë ankesa kanë mbërritur tek AP-ja gjatë vitit 2017. Institucioni i AP-së është në rrugën e duhur, por standardet duhen përmirësuar. Janë hasur probleme me procedimin e policisë.

Ka probleme me sistemin e monitorimit në shumë komisariate në vend. Është konstatuar se përgjithësisht ka patur mjekë e psikologë. Rekomandimet e paraqitura nga ne, janë paraqitur nga institucionet por zbatimi varet edhe nga buxheti. Trajtimi çnjerëzor nëpër burgje, 29 ankesa për ushtrim dhune. Mosveprim në burgje. Gjatë fazës së hetimit paraprak ka patur probleme.

Duhet të krijohen sa më shpejt organet e Vettingut. Gjykim brenda afateve. Numri i gjyqtarëve s’përballon dot çështjet në gjykatën e Apelit. Me zbatimin  e procesit të Vettingut, s’duket se ka përmirësim në fund të ditës. Nëse në fund të ditës qytetari s’merr një drejtësi të mirë, atëherë hidhet poshtë e gjithë puna që ne bëjmë me Reformën në Drejtësi”. 

Erinda Ballanca, Avokate e Popullit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet