Kuvendi hap garën për anëtarin e 5-të monitorues të ligjit për organet e drejtësisë

Kuvendi hap garën për anëtarin e 5-të monitorues të ligjit për organet e drejtësisë

Kuvendi i Shqipërisë

Pas dështimit për të zgjedhur të 5 anëtarët e Komisionit që do të monitorojë zbatimin e ligjit për organet e qeverisjes së drejtësisë, Kuvendi ka hapur këtë pasdite garën për 1 anëtar. Në seancën e së enjtes së javës së shkuar, maxhoranca zgjodhi 4 anëtarët që do e përbëjnë Këshillin Mbikëqyrës të zbatimit të Reformës në Drejtësi. Komisionin por nuk i bëri dot 71 votat e nevojshme për të zgjedhur dhe anëtarin e 5-të dhe të fundit të komisionit.

Për këtë arsye, Kuvendi i Shqipërisë ka rishpallur garën për vetëm një anëtar. “Meqenëse nuk është plotësuar numri i anëtarëve të Komisionit të Pavarur, Komisioni për Çështjet Ligjore, në datën 24.9.2018, ka marrë vendimin për hapjen e procedurës së aplikimit për një vend vakant për anëtar të Komisionit të Pavarur për koordinimin, monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit nr. 115/2016. Komisioni i Pavarur përbëhet nga 5 anëtarë, profesionistë në fushën e të drejtës, që zgjidhen nga Kuvendi, dhe ka objekt të veprimtarisë së tij monitorimin e proceseve të përzgjedhjes së kandidatëve dhe të zgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të qeverisjes të sistemit të drejtësisë”, bën të ditur Kuvendi, ndërsa parashtron kriteret që duhet të përbushin aplikanëtët që dëshirojnë të bëhen pjesë e Komisionit që do të monitorjë zbatimin e një prej ligjeve thelbësore të reformës në drejtësi, atë për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Bologna leksion Romës, e mund 1-3 në 'Olimpico' dhe tremb Juventusin! Motta: Krenar për këtë ekip

VIDEO/ Bologna leksion Romës, e mund 1-3 në 'Olimpico' dhe tremb Juventusin! Motta: Krenar për këtë ekip