Kuvendi i Kosovës ka 66 deputetë ‘memecë’, ja kush e kryeson listën

Kuvendi i Kosovës ka 66 deputetë ‘memecë’, ja kush e kryeson listën

Kuvendi i Kosovës

PRISHTINE-Nga 120 deputetë që ka Kuvendi i Kosovës më shumë se gjysma e tyre, përkatësisht 66 ligjvënës, për gati një vit asnjëherë nuk i kanë shtruar pyetje parlamentare kabinetit qeveritar. Kështu kanë deklaruar për gazetën “Zëri” monitoruesit e punës së Kuvendit, duke shtuar se është një numër shumë i madh i deputetëve që nuk po marrin pjesë as në punimet e institucionit ku janë zgjedhur me votat e qytetarëve.

Kuvendi i Kosovës po përballet me mungesë të kuorumit, në votimet e projektligjeve në rend të ditës, ndonëse në listat e pjesëmarrjes në seancë figuron emri i deputetëve, por ata largohen nga salla pa përfunduar seanca. Kjo papërgjegjësi e këtyre politikanëve ndodh derisa të njëjtit marrin paga mujore prej rreth 2000 euro, para këto që nuk i marrin as për një vit pensionistët kosovarë. Më së shumti mungesa në seanca ka deputeti i LDK-së Ramiz Kelmendi, i pasuar nga Gani Dreshaj i AAK-së, Teuta Rugova e LDK-së, si dhe Faton Topalli e Fisnik Ismaili të PSD-së/ Zeri.info

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 21/07/2018 09:52

    Jo vetem memec, por aty ka deputet te pakujdesshem e jo te ndergjegjeshem pse jane aty dhe kush i solli aty,Ne zgjedhjet e ardhme, secila parti garauese ne zgjedhje, duhet kandidetet, nese jane nga keta deputet qe ishin kete mandat, ti paraqes sa mbledhje ka munguar,arsyetimin nese kishte, paarsyen dhe sa mbledhje te uvendit nuk kishin forum,mungonin mbi 60 deputet,kete edhe tash duhet ta raportoje Kryetari aktual i Kuvendit Kadri Veseli.Populli po i sheh,por duhet t'ju beni me dije edhe Ju qe ata nuk kane vend me ne uleset e kuvendit,sepse nuk jane te epegjegjeshem e nuk pranuan detyren me ndergjegje e pergjegjesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet

VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet