Kuvendi i Kosovës sot seancë të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë

Kuvendi i Kosovës sot seancë të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar draft-marrëveshjen e përgatitur nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë. Seanca fillon në orën 10:00. Në rendin e ditës është vetëm një pikë: Diskutim mbi dokumentin e përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si “Draft marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka ftuar në takim të përbashkët Presidentin, Kryeministrin, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në Ekipin Negociator, LDK dhe VV, për t’u koordinuar për dialogun.

Takimi është i thirrur për sot në orën 10:00, orë e njëjtë kur Kuvendi do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar draft-marrëveshjen e paraqitur nga Qeveria për dialogun me Serbinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet