Kuvendi i Shqipërisë shpall njoftim për dy vende vakante në KDRTSH, ja kriteret

Kuvendi i Shqipërisë shpall  njoftim për dy vende vakante në KDRTSH, ja kriteret

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar për shpalljen e dy vendeve vakante për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Më poshtë janë renditur subjektet, të cilat ftohen për paraqitjen re kandidaturave për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së, si dhe kushtet e kriteret e përmbushjes për t’u zgjedhur anëtar i KDRTSH-së:

1. Mbështetur në nenin 93 pika 2, në nenin 94 pika 2 të ligjit nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në mbledhjen e tij të datës 7 Maj 2018, pasi konstatoi mbarimin e mandatit trevjeçar me datë 30.4.2018, të dy anëtarëve të zgjedhur prej Kuvendit të Shqipërisë, përkatësisht me vendimet nr.56, dt.30.4.2015 dhe 57, dt.30.4.2015, mbështetur në nenin 34 të Rregullores së Kuvendit, me vendimin nr. 3 dhe vendimin nr 4 te tij, vendosi “Shpalljen e dy vendeve vakante për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së”. 

2. Ftohen për paraqitjen e kandidaturave për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së , subjektet e mëposhtme:

a) shoqatat dhe grupimet e medieve elektronike; 
b) shoqatat e medies së shkruar;
c) profesoratin dhe shoqatat e inxhinierisë elektrike dhe elektronike;
ç) profesoratin e së drejtës, gazetari-komunikimit dhe ekonomisë, shoqatat e juristëve dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë;
d) organizatat jofitimprurëse që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave të fëmijëve ose kërkimeve në politikat publike, ose përfaqësues të shoqatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuar. 

2. Subjektet e mësipërme duhet t’i propozojnë kandidaturat pranë sekretarisë së Kuvendit brenda 30 ditëve nga publikimi i këtij njoftimi. Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është data 6 Qershor 2018.

3. Propozimi i çdo kandidature duhet të përmbajë:

a) CV-në e nënshkruar në çdo faqe nga kandidati.
b) Librezë pune ose vertetime te tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të përvojës në punë.
c) Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
ç) Formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit 138/2015 për dekriminalizimin, i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë si dhe bashkëlidhur këtij njoftimi.
d) Formularin e plotësuar në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i cili gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi. 

Kushtet dhe kriteret për t’u zgjedhur anëtar i KDRTSH-së

Neni 93

Përbërja e KDRTSH-së
KDRTSH-ja përbëhet nga Kryetari dhe 10 anëtarë.
2. Kandidat për t’u zgjedhur anëtar i KDRTSH-së mund të jetë çdo person, i cili ka përvojë
pune jo më pak se 10 vjet në fushat e:

a) medias në përgjithësi;
b) transmetimeve audiovizive të shërbimit publik, tregtar ose jotregtar;
c) prodhimit të përmbajtjes së transmetimeve audiovizive;
ç) teknologjive të medies;
d) ekonomisë, administrimit dhe rregullave te konkurrencës;
dh) çështjeve të zhvillimit të gjuhës shqipe;
e) çështjeve që lidhen me personat me aftësi të kufizuar e grupeve të tjera vulnerabël;
ë) artit, kulturës e muzikës;
f) drejtësisë, ligjit, administrimit publik;
g) shkencës, mjedisit dhe zhvillimit teknologjik;
gj) mbrojtjes së konsumatorit;
h) veprimtarive shoqërore, edukuese dhe zhvillimit të bashkësive lokale, publike e kombëtare, të cilat kanë lidhje ose ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi qëllimet e veprimtarisë audiovizive, siç përcaktohet në këtë ligj

Neni 97
Papajtueshmëritë dhe konflikti i interesave
1. Anëtarë të KDRTSH-së nuk mund të jenë individët që:

a) janë anëtarë të partive dhe shoqatave politike, kandidojnë për deputet apo janë zgjedhur të tillë gjatë 2 legjislaturave të fundit, kanë konkurruar për kryetar të njësive vendore në zgjedhjet e fundit të organizuara për to apo kanë ushtruar detyrën e kryetarit të bashkisë, anëtarit të Këshillit të Ministrave apo të prefektit gjatë 3 vjetëve të fundit, si dhe ata që janë anëtarë të Këshillit të Ankesave, AKEP-it apo punonjës të këtij të fundit;

b) janë persona të lidhur, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” ose që kanë në pronësi pjesë kapitali apo aksione të shoqërive tregtare, si dhe të drejta të tjera në fushën e transmetimeve audiovizive, reklamës, prodhimeve të përmbajtjes së transmetimeve audiovizive, rrjeteve të komunikimit elektronik apo persona të punësuar gjatë vitit të fundit, anëtarë të organeve drejtuese apo këshilluese të këtyre subjekteve apo të lidhur me ndonjë licencë me këto subjekte.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum