Kuvendi kërkesë Kolegjit të Apelimit: Veproni shpejt, ndihmoni KLGJ e KLP

Tirane- Komisioni i Ligjeve kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të veprojë me shpejtësi për ata gjyqtarë e prokurorë që kanë ankimuar shkarkimet nga shkalla e parë e vettingut, në mënyrë që të përshpejtohet ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor e atij të Prokurorisë. 

“Unë i sugjeroj Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të veprojë me shpejtësi, sigurisht brenda afateve ligjore, për ato çështje që janë ankimuar. Në këtë mënyrë do të ndihmonte ngritjen më të shpejtë të KLGJ-së dhe KLP-së”. 

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja


Mes socialistëve, ka nga ata që nuk janë të kënaqur nga cilësia e punës së organeve të vettingut. 

“Jam i shqetësuar sepse këtu po kërkohen vetëm ekspertë ekonomie dhe jo juristë. Fokusi është vetëm tek pasuria dhe jo tek aftësimi profesional. Po i merrni vendimet vetëm mbi një komponent. Po i ikën sharmi vettingut. Ka plot gjyqtarë e prokurorë të paaftë. Ju merreni vetëm me ca para”.

Deputeti i PS, Alket Hyseni

Ritmin e ankesës ja preu Ulsi Manja, i cili në cilësinë e kryetarit të komisionit vetes i jep të drejtë t’u japë këshilla organeve të vettingut, por për deptuetët e tjerë nuk ndan të njëjtin mendim. 

“Kjo që përmend zoti Hyseni është kompetencë e vendimmarrjes së komisioneve dhe jo e kësaj mbledhjeje. Ata veprojnë në mënyrë të pavarur”. 

Ulsi Manja, Kryetar i Komisionit të Ligjeve

Komisioni i Ligjeve miratoi një shtesë prej 24 personash staf shtesë për tre organet e vettingut, me një kosto në buxhet rreth 50 milionë lekë. Tre organet kishin kërkuar 36 persona më shumë në strukturat e tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 25/09/2018 15:20

    Perse nuk behet Apelim per Zhezair Zaganjorin kujt I sherbejne keta komisioner dhe keta te KPK turp e faqja e zeze

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale