'Do të të ndjek me kanun e privatisht', Kërcënoi prokurorin Afrim Shefkiu, arrestohet deputeti Milaim Zeka

'Do të të ndjek me kanun e privatisht', Kërcënoi prokurorin Afrim Shefkiu, arrestohet deputeti Milaim Zeka

Deputeti Milaim Zeka

KOSOVË- Prokuroria e Prishtinës ka lëshuar një urdhër arresti ndaj deputetit të Nismës për Kosovën, Milaim Zekës.

Arrestimi i tij vjen pas kërcënimit të bërë ndaj prokurorit special, Afrim Shefkiu.

Zeka u arrestua në orën 09:00 të mëngjesit, pasi u morr në pyetje nga efektivët e policisë, atij i kështë komunikuar masa e arrestit për 48 orë.

Por sipas mediave kosovare, Prokuroria pritet të kërkojë masë e paraburgimit prej 30 ditësh për politikanin.

Para disa ditësh, Zeka kërcënoi prokurorin Afrim Shefkiu duke thënë se do ta ndjekë atë me gjyq, kanun e privatisht.

Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave.

Milaim Zeka, deputet

Për gjyqin kundër deputetit, prokurori ka propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës, ku sipas tij 900 janë viktima të mashtrimit me viza pune në Gjermani, të cilëve u janë marrë rreth 345 mijë euro. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiptari: 26/09/2018 20:49

    DREJTESIN kosovare/DARDANE E KA KAPLU SMUNDJA SHQIPTARE E KORROPSIONIT ....kur esht puna per te kqija bashkomi dy vendet,KY MILAIMI E KA DITUR MIR SE QFAR GOMERESH JAN KETA PROKURORET PSE BEN KINSE NUK E DITA....KY PROKUROR DON DRU TE FORT PO SI I TREGON SEKRETET NE TV:: MORE I MJERI::::KY DUHET PUSHU NGA PUNA E JO TE ARRESTHET DEPOTETI:::

    Përgjigju
  • Maks: 26/09/2018 13:05

    Ky prekurori ka forcen e ligjit por ska te drejt per te shpifur

    Përgjigju
  • Fredi: 26/09/2018 12:46

    Aty ku ka shtet vendos ligji dhe nuk e shthur dot gojen. Ketu qe nuk ka shtet behen llogje kabaje sa per te genjyer popullin. Cfare qenka ky kanun more Milaim goje perdali qe ke dhe depuetet. Shteti te merr shpirtin kur funksionon.

    Përgjigju
  • Turi: 26/09/2018 11:52

    Hë më ta lumsha, kjo është qeveri. Ndërsa prekurorët tan marrin rrugën për azil nga frika e Shullaz jevgut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS