Ky është restoranti ku mund të ushqeheni falas, duhet të plotësoni vetëm një kusht (Video)

Ky është restoranti ku mund të ushqeheni falas, duhet të plotësoni vetëm një kusht (Video)

Restoranti në Stamboll

Kurdo që të ndodheni në Stamboll paraqituni në këtë restorant dhe do të drekoni e darkoni falas. Ama duhet të plotësoni vetëm një kusht. Duhet që së paku të këmbeni 100 dollarë në lira turke. E gjitha kjo bëhet në përpjekje për të mbështetur presidentin turk, Erdogan, i cili u bëri thirrje turqve të shesin arin dhe monedhat e huaja si pjesë e një "beteje kombëtare" kundër siç ka thënë armiqve ekonomikë të Turqisë.

Renia e lirës vendase ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë, duke bërë kështu që monedha turke të humbasë rreth 40 për qind të vlerës së saj këtë vit kundrejt dollarit amerikan.

Administrata e Presidentit Trump javën e kaluar dyfishoi tarifat mbi importet turke të aluminit dhe çelikut. Presidenti turk Erdogan e quajti këtë një “luftë tregtare” dhe “një sulm pas shpine ndaj Turqisë” nga aleati i saj i NATO-s. Ai të martën njoftoi se Turqia do të bojkotojë produktet eloktronike amerikane, shkruan VOA.

SHBA dhe Turqia kanë patur marrëdhënie të tensionuara kohët e fundit lidhur me disa çështje, si Siria, ambicia e Turqisë për të blerë sisteme të mbrojtjes nga Rusia dhe rasti i pastorit amerikan, të ndaluar në Turqi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hason pasha: 19/08/2018 15:42

    Po pepsi pse pijne,ta nderrojn me dhallte :) Pepsi eshte pie Amerikane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri