Ky është vendi me çmimet më të larta të cigareve

Ky është vendi me çmimet më të larta të cigareve

foto ilustruese

Çmimi i cigareve në Australi nga 1 shtatori është rritur përsëri për herë të dytë këtë vit.Një pako mesatare prej 25 cigareve në këtë vend është shtrenjtuar nga 25 në 28,25 deri 33,90 dollarë.

Kjo do të thotë se mesatarisht një australian që pi një pako cigare në ditë, për një muaj do të duhet të ndajë rreth 922 dollarë, ose 100 dollarë më shumë se më parë. Çmimet e cigareve në Australi janë dyfishuar që nga viti 2008 deri më sot dhe janë më të shtrenjta se kudo tjetër në botë.

Një pako cigare ‘Marlboro’, për shembull, në këtë vend kushton 27 dollarë, në Britani të Madhe kushton 16.67 dollarë australianë, SHBA 9,51 dollarë dhe në Vietnam 1.47 dollarë.

Një familje mesatare në Australi shpenzon më shumë për duhan se sa për pushime, mjete motorike, ushqim, energji elektrike, telefon dhe internet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar