La Liga, Barca dhe Atletico fitojnë minimalisht, Liverpool-i merr kryesimin në Angli

 La Liga, Barca dhe Atletico fitojnë minimalisht, Liverpool-i merr kryesimin në Angli

Festa e lojtarëve të Barcelonës

Në javën e dytë të La Ligas kanë fituar Barcelona dhe Atletico Madrid. Katalanasit mposhtën me vështirësi në një fushë patatesh Valladolid 1-0 falë një goli të Dembele në pjesën e dytë dhe me 6 pikë të plota janë në kryesimin e kampionatit.

Me rezultat minimal fitoi edhe Atletico Madrid ndaj Rayo Vallecano. Të besuarit e trajnerit Simeone i mposhtën miqtë në derbi me rezultatin 1-0 falë golit të francezit Antoine Griezmann. Kjo ishte fitorja e parë e Atletico në këtë sezon që shkon në kuotën e 4 pikëve.

Salah duke festuar pas golit 

Ndërsa në Premier League kryesimin e merr Liverpool. Të kuqtë e Klop këtë herë fituan vetëm 1-0 ndaj Brighton në “Anfield Road”. Golin e vetëm e shënoi Salah në pjesën e parë dhe ngjit Liverpool në krye me 9 pikë. Në një barazim ngeci City ndaj Wolves.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump