La Liga, Barcelona marshon
drejt titullit, fiton dhe Valencia

La Liga, Barcelona marshon<br />drejt titullit, fiton dhe Valencia<br>
Pa Leo Messin i bërë baba për herë të tretë Barcelona me sforcon më të vogël mund 2-0 në transfertë Malagan e vendit të fundit dhe vijon marshimin drejt titullit kampion. Ndeshjen e javës së 28-të të la Ligas blaugranët e zgjidhin brenda 30 minutave me golat e Luis Suarez dhe Coutinho.

Uruguajani shënon me kokë ndërsa goli i brazilianit me finte është super. 72 pikë për Barcelonën në vend të parë dhe shumë pranë titullit kampion. Tashmë vëmendja e katalanasve është tek ndeshja e së mërkurrës në Champions ku pret në “Camp Nou” Chelsean.

Me dygolëshin e sulmuesit Rodrigo Moreno Valencia mund 2-0 Sevillan në ndeshjen direkte për zonën Champions. Tashmë Valencia blindon vendin e katërt me 11 pikë më shumë se Sevilla. Skuadra e Montellës luftoi dhe pati shumë raste të mira për shënim por golat dhe tre pikët i mori Valencia. Rodrigo realizoi një dygolësh të bukur në minutat 25 dhe 68-të.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod