POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Laboratori i heroinës në Has, edhe Krimet e Rënda lënë të lirë të moshuarin dhe gruan, tre në burg (VIDEO)

TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda ka rivlerësuar masën e sigurisë për pesë të arrestuarit e parë për laboratorin e heroinës në Has.

Rivlerësimi u bë, pasi dosja është transferuar nga Kukësi te Krimet e Rënda dhe i është bashkuar dosjes “Vol vo 4” ku janë arrestuar 34 persona, mes tyre dy ish- deputetët e PS.

Krimet e Rënda ashtu si gjykata e Kukësit kanë dhënë të njëjtën masë sigurie, duke lënë në arrest shtëpie Mustafë Shutin 76-vjeç dhe Anila Shutin, ndërsa vijojnë që të mbeten në burg Xhevit Shuti, Flamur Çela dhe Vehbi Barushi.

Report Tv transmetoi pamjet nga ambientet e Krimeve të Rënda ku u shfaq i moshuari Mustafë Shuti duke lëvizur me vështirësi për të shkuar në sallën e gjyqit, që gjykata e la të lirë.

Ndërkohë kreu i këtij grupi kriminal Admir Hoxha, është shpallur në kërkim ndërkombëtar për rastin në fjalë dhe bashkë me të, janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas turq.

Admir Hoxha mësohet se është arratisur nga Shqipëria 9 ditë para se policia të finalizonte operacionin. Hoxha pronar i hotelit luksoz “Ador” në Rinas.

Admir Hoxha bashkëpunonte me grupin e Shijakut, ndërsa banda u godit fillim të muajit tetor.

Mustafë Shuti 76-vjeç te Gjykata e Krimeve të Rënda

d.ba./r.k.
Komento

Komente

  • ben: 08/11/2018 13:06

    ky 74 vjecari eshte koka hahahaha. ca bejn kta

    Përgjigju