Laboratori në Has, Hoxha: Heroina do dërgohej në Gjermani, grupi i Shijakut lidhje të forta politike

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha i ftuar në studio për të komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me operacionin që përfundoi me goditjen e katër grupeve kriminale u shpreh se destinacioni i heroinës në Has ishte Italia dhe Gjermania. Ndërsa përsa i përket grupit të Shijakut, Hoxha u shpreh se ka mbështetje të forta politike, por nuk dihet lidhja me laboratorin në Has.

Operacioni ka dy vite që ka nisur në bashkëpunim me ndërkombëtarët. Hetimet kanë nisur në fundin e 2016 nga Anton Martini, që ka vendosur në përgjim personat e implikuar. Pas Martinit dosja kaloi te Hajdarmaj, ndërsa pas transferimit të tij në Pogradec kaloi te Vladimir Mara dhe Dritan Prenci. Paratë kanë shërbyer për të korruptuar policët, tre janë të arrestuar, pushtetin vendor në Lezhë, Durrës dhe Has. Për ngjarjen e Lezhës, ku u kap ish-deputeti Ndoka, atje para disa muajsh është vrarë vëllai i tij, i cili ka qenë këshilltar në politikën lokale. Për dosjen ku u arrestua Arben Ndoka para disa muajsh është arrestuar kryebashkiaku. Si e bën lidhjen prokuroria mes Hasit dhe grupit të Shijakut...kjo lëndë narkotike nuk mund të shitet në Shqipëri, kemi të bëjmë me trafik ndërkombëtar dhe baza ku do të shkonte është Gjermania dhe Italia, njohje e vjetër për grupin e Shijakut. Grupi më i fortë mes tyre është ai i Shijakut. Nuk janë emra që janë sot në aktivitet, i mbaj mend që në mesin e viteve ’90. Janë të fuqishëm financiarit. Janë ndalur më parë, por kanë dalë, kanë lidhje të forta, kanë lidhje me politikën lokale dhe qendrore të parave që kanë. Kanë ndikim të fortë në zonë. Dje u tha se u kap Flamur Avdyli, por jemi ende në hetim nuk ka një vendim gjykate. Ai që njihet si truri i grupit të Shijakut është Astrit Avdyli. Grupi është përfshirë në fushatën zgjedhore, por edhe në punësimet në zonë.

Artan Hoxha

Artan Hoxha shprehet se arrestimi i të afërmit të Balilit në Sarandë, Abedin Kuci lidhet me grupin e Shijakut, pasi dyshohet se ishte një degëzim për trafikun e heroinës.

Përfshirja e emrit të Lul Berishës dhe Balilit i dha konotacion tjetër aksionit. Nuk e di çfarë provash ka prokuroria që lidh grupin e Shijakut me Lul Berishën. Dje u tha se pati edhe dekonspirim, por mesa di unë, ai është jashtë vendit. Nëse aksioni është bërë për të gjetur prova kjo është tjetër gjë, por nuk besoj se ka pasur dekonspirim, pasi ai nuk ka qenë në Shqipëri. Përsa i përket Abedin Kucit që u arrestua. Dyshohet se ishte në një nga degëzimet e grupit të Shijakut, ky ka qenë objektivi primar. Aksioni në Stjar ka nisur ë 16:30 minuta. Ai ka një lidhje të largët me familjen Balili, por urdhër arresti është lëshuar për grupin e Shijakut për heroinën.

Artan Hoxha

Gazetari i Report Tv zbuloi edhe kushtin e Balilit për t’u dorëzuar.

Klement Balili nuk pranon të dorëzohet deri sa prokuroria të dorëzojë dosjen në gjykatë, pasi pretendon se nuk ka prova. Ai ka thënë se në momentin që dosja do të shkojë për gjykim do të dorëzohet. Policia nuk ka arritur ta thyejë këtë sistem mbrojtës që ka krijuar Balili për ta arrestuar. Ne dimë çfarë provash ka sjellë Greqia, por nuk dimë çfarë ka bërë prokuroria shqiptare me hetimet.

Artan Hoxha

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit dhanë sot shifrat e bilancit të operacionit që u realizua në tre ditët e fundit në 12 qytete të vendit nga veriu në jug. Gjithsej janë lëshuar 44 urdhër arreste për katër grupet kriminale, ndërsa janë ekzekutuar 27 dhe 6 të tjerë janë ende në kërkim nga policia.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • peter: 22/10/2018 21:15

    Ne fillim te viteve 90 shijaksit,merreshin edhe me trafikimin e makinave te vjedhura,ja i conin deri ne durres bullgaret.Makinat hynin nga doganat e pogradecit,ku per arsye te nje konkurruesi lokal,qe aktualisht ka nje hotel te njohur ne pogradec,i detyruan shijaksit te zhvendosin nje grup ne pg.Ne disa raste atje ne ate qytet,kane pasur probleme me bllokime te herpashershme te disa makinave,sidomos bencave metcedez,nga komisari i atehershem i policise.Ai komisar eshte egzekutuar nje mbremje ne nje restorant ku po darkonte ne pg ne 1995 ne mos gaboj.Une nuk jam shume i sigurt,por nuk di te jet akuzuar kush per ate vrasje,qe ne ate kohe thuhej,qe komisari shkodran ja shkeli kembet dikujt me peshe te madhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

10-vjetori i vdekjes, Korça përkujton poetin Koçi Petriti me vargjet e tij

10-vjetori i vdekjes, Korça përkujton poetin Koçi Petriti me vargjet e tij