Laçi barazon në Kukës, kurbinasit në finale të Kupës së Shqipërisë

Laçi barazon në Kukës, kurbinasit në finale të Kupës së Shqipërisë

Skuadra e Laçit

Laçi është finalisti i Kupës së Shqipërisë për herë të katërt në historinë e futbollit shqiptar. Kurbinasve u ka mjaftuar barazimi 1-1 në fushën e Kukësit për të siguruar pjesëmarrjen në finalen e majit, ku do të kërkojnë trofeun dhe pjesëmarrjen në Euopa League në sezonin e ardhshëm.

Në vajtje asnjë gol, gjithçka e hapur, por i zakonshmi Guri në minutën e 20-të fitoi penallti, e qartë, dhe nuk gaboi.

Kukësi administroi mirë ndeshjen në pjesën e parë, por në të dytën Laçi ndryshoi fytyrë. Trajneri Mezani e spostoi ekipin përpara, Rexhinaldo goditi shtyllën dhe dha sinjalin e madh, sepse vetë afrikani shënoi golin e barazimit 11 minuta para fundit.

Tension në fund, presion i Kukësit, por asnjë gol. Laçi me meritë në finale, ku pret Flamurtarin ose Skënderbeun. U bënë disa vite që Laçi mahnit në Kupë, duke kapur finalen e duke fituar edhe trofeun, ndaj ky sukses nuk është rastësi.

Kukësi – Laçi      1-1

Guri 20′ (11-m) / Rexhinaldo 79′

Kukësi: Frashëri, Zhderiç, Hoxha, Alla, Imami, Idrizi, Dzaria, Musolli, Kale (Ethemi 78′), Shkodra, Guri. Trajner: Peter Pacult.

Laçi: Selmani, Shtubina, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Lulaj (Lushkja 27′), Nika, Kallaku, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentjan Mezani.

Kartonë të verdhë: Musolli 18′, Kale 58′ / Selmani 19′,  Qaqi 40′, Shtubina 75′, Nika 85′, Uzuni 90′

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Denis Rexha, Enea Pashaj;

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët