VIDEO/ Furnizonin me kokainë lokalet me muzikë tallava në Tiranë, kapen dy shpërndarësit (EMRAT)

TIRANË- Arrestohen nga policia dy furnizuesit e lokaleve Tallava me kokainë. Ata janë Agostin Zefi 56 vjec dhe Zef Bokaj 30 vjec.

Dy të arrestuarve u është sekuestruar 200 gr kokainë, dy automejte dhe telefona celularë, në të cilët janë gjetur një sërë të dhënash hetimore të vlefshme për të zbardhur rrjetin e furnizimit dhe blerësit e kësaj droge.

Operacioni i bluve të Tiranës është koduar “Pazari i Mesnatës” ndërsa këto janë pamjet e arrestimit të dy trafikantëve. Ata shtrihen në tokë nga policia, ndërsa gjatë arrrestimit nuk kanë bërë rezistencë dhe nga sot janë nën akuzën e prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike.

( Kokaina e sekuestruar nga policia )

Njoftimi i policisë:  

Operacion policor i koduar "Pazari i Mesnatës", nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri - tjetrin shisnin lëndë narkotike të llojit "Kokainë", në lokalet me muzikë dhe tallava të kryeqytetit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Kokainë", automjete dhe aparate celularë.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Pazari i Mesnatës", u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

• Agostin Zefi, 56 vjeç, banues në Lezhë.

• Zef Bokaj, 30 vjeç, banues në Lezhë.

Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtari të kundraligjshme në fushën e narkotikëve, duke shpërndarë lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë” në lokalet me muzikë dhe tallava, në zona të ndryshme të Tiranës dhe në saj të punës së mirëorganizuar hetimore është bërë arrestimi i tyre në flagrancë pasi në rrugën "Kongresi i Manastirit", gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Audi", brenda të cilit ndodheshin këta shtetas u gjetë një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestuar:

• 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

• Automjet tip "Audi" dhe tip "Renault". 

• Dy aparate celularë.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e kryer në bashkpunim” të parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve A. Z., dhe Z. B.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 14/08/2018 23:00

    Hajt se i nxjerr drejtesia qelibare te paster.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet