Marrëveshja/ Lajm i mirë për emigrantët, Greqia njeh patentat shqiptare

Marrëveshja/ Lajm i mirë për emigrantët, Greqia njeh patentat shqiptare

Foto ilustruese

Greqia njeh patentat shqiptare. Këshilli i Ministrave grekë ka miratuar vendimin për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve gjë e cila pritet të lehtësojë ndjeshëm jetën e shtetasve shqiptarë, të cilët punojnë dhe jetojnë në shtetin fqinj. 

Më herët ishte qeveria shqiptare që mori e para vendimin për njohjen e ndërsjellë të patentave. Sipas marrëveshjes, tashmë të botuar në fletoren zyrtare parashikohet që qytetarët shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e kualifikimit dhe të provës për marrjen e asaj greke e cila ka dhe një kosto financiare që shkon nga 700 deri në 1000 euro.

Shqiptarët që jetojnë në Greqi tashmë për të marrë një leje drejtimi nga ky shtet mjafton vetëm që të dorëzojnë atë shqiptare. Marrëveshja, tashmë në fuqi, u nënshkrua në maj të këtij viti mes ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe atij grek Nikolaos Kotzias.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm pas zgjidhjes së çështjes së regjistrimit të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi dhe tërheqjes së rezervës nga Greqia për përdorimin e Vulës Apostile. Sipas statistikave të bëra publike nga Ministria e Brendshme, në shtetin fqinj rezultojnë 557.476 shqiptarë të cilët janë emigrantë të ligjshëm. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altin: 09/08/2018 19:34

    Po ne Franc kur do njihen se jan shum shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Hazhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Hazhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë