POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Lajme të këqija për të gjithë ata që e duan verën e kuqe

Foto ilustruese

Vera e kuqe shijon jashtë mase në një bregdet gjatë stinës së verës ose pranë një oxhaku me personin që dashuroni gjatë stinës së dimrit. Domethënë mund të qeshni nën aromën e verës së kuqe pa e ditur se çfarë dëmesh po shkaktoni trupit tuaj.

Ka patur studime të shumta në përpjekje për të zbuluar përfitimet shëndetësore të verës së kuqe, por realisht, pirja pa sasi të moderuar mund të rrisë rrezikun e çmendurisë dhe të shkaktojë inflamacion, gjë që mund të rrisë rrezikun e kancerit, depresionit dhe sëmundjeve të zemrës.

Vera gjithashtu mund të jetë pija më e keqe për lëkurën tuaj nga të gjitha zgjedhjet e alkoolit, sipas mjekes naturopatike, Dr Isabel Sharkar. Dr Sharkar zbuloi se lëngu i rrushit i fermentuar pa filtër mund të ndikojë negativisht në lëkurën tuaj, veçanërisht nëse keni një gjendje të tillë si rosacea.

Sheqeri është shkaku kryesor i inflamacionit nga konsumimi i alkoolit. Për shkak të kësaj, koktejlet e bëra me aditivë të ëmbël si shurup ose lëng, janë të dëmshme për lëkurën tuaj.

fl.mi.
Komento