Kontroll në linjën ajrore Tiranë-Shangai, tregtarit i bllokohen 84 mijë dollarë dhe 3500 euro (Detajet)

Kontroll në linjën ajrore Tiranë-Shangai, tregtarit i bllokohen 84 mijë dollarë dhe 3500 euro (Detajet)

Foto ilustruese

Tiranë-Një sasi prej 84 mijë dollarë dhe 3500 euro janë bllokuar në aeroportin e Rinasit gjatë një kontrolli në linjën Tiranë-Shangai. Poseduesi i shumës së parave është një 33-vjeçar me inicialet A.D. Report Tv ka mësuar se personi është tregtar dhe paratë nuk ishte deklaruar në zyrën doganore. Tregtari është proceduar në gjendje të lirë. Tregtari, sipas burimeve do shkonte në Kinë për të bërë pagesa për disa porosi. mësohet se gjatë deklarimit në Polici është shprehur se nuk e dinte se paratë duhet të deklaroheshin.

Njoftimi i plotë:

Rinas

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të shumave monetare në kufi.

Bllokohen 84000 Dollarë dhe një sasi prej 3500 Euro.

Procedohet penalisht poseduesi shtetasi A.D. 

Në vijim të masave për parandalimin e paligjshmërisë, efektivat e Policisë Kuiftare Rinas kanë shtuar kontrollet në hyrje dhe në dalje me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas gjatë përpunimit të pasagjerëve të linjës ajrore me intinerar “Tiranë – Stamboll – Shangai- Kinë”, përzgjodhi për kontroll, pasi kishte kaluar zonën e kontrollit doganor shtetasin A.D., ku gjatë kontrollit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 84000 $ USD Amerikan dhe një sasi prej 3500 Euro, shumë të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në zyrën doganore në mënyrë vullnetare.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore shtetasi A.D., 33 vjeç, banues në Tiranë është proceduar në gjëndje të lirë për veprën penale ”Mos deklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”, parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal dhe materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. 

Më 24 gusht, në doganën e Kakavijes, policia greke ndaloi një shqiptar pasi tentoi të kalonte me një shumë prej 22 mijë eurosh, të padeklaruara. Ndërkohë që një tjetër shqiptar, më 21 gusht, tentoi të kalonte me 14 mijë euro të padeklaruara sërish në doganën e Kakavijes. Në doganën e Kakavijës në dy javët e fundit janë bllokuar nga policia 116.000 euro. Shuma e parave të lejuara për kalim në pikat kufitare të vendit tonë është jo më shumë se 10 mijë euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë