Grabitet Katedralja në Korçë, autorët u hoqën si besimtarë, Prifti At Ilia: Metropolia e shqetësuar, ndodh për herë të tretë (VIDEO)

Korçë-Një grabitje ka ndodhur gjatë natës, ku në qendër të qytetit, persona të paidentifikuar kanë grabitur arkën e kishës brenda Katedrales. Autorët e grabitjes, kanë dëmtuar edhe sendet e tjera që ndodheshin brenda katedrales. Prifti At Ilia, në një prononcim për mediat ka thënë se kjo katedrale po vidhet për herë të tretë dhe se vala e grabitjeve po vazhdon. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se autorët e grabitjes janë shtirur si besimtarë dhe kanë hyrë në kishë, dhe pasi janë larguar njerëzit e tjerë ata kanë grabitur arkën e të varfërve.

Arka e hapur nga hajdutët

Është e treta herë që vidhet Katedralja. Metropolia është tepër e shqetësuar. Vala e grabitjeve vazhdon të ndihet edhe sot. Janë vjedhur arkat, dhe ajo e të varfërve me vlerë rreth 200 mijë lekë të vjetra.

At Ilia, prifti i Katedrales

Katedralia e Korçës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 03/09/2018 11:06

    Hahahahahah e ka vjedh Fredi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë