Tragjike në Lezhë, asfiksohen duke pastruar pusin e ujit, humbin jetën dajë dhe nip (Emrat+ Video)

LEZHË- Dy persona kanë humbur jetën teksa po punonin për pastrimin e një pusi në Torovicë të Lezhës. Report Tv mëson se bëhet fjalë për dajën dhe nipin, 35 dhe 21 vjeç. Martin Gjonaj dhe Marjan Ndoci ishin duke punuar, por janë asfiksuar për shkak të mungesës së oksigjenit në brendësi të pusit. Policia sqaron se 2 viktimat kishin mbetur në fund të pusit. Banorët janë shprehur se zjarrfikësja është vonuar rreth 1 orë për të shkuar në vendngjarje, ndërkohë që banorët, pavarësisht përpjekjeve nuk kanë mundur dot që t'i shpëtojnë. Një nga banorët, ka folur për Report Tv, dhe ka thënë se zjarrfikëset dhe policia nuk kanë hyrë për të shpëtuar dy viktimat, pasi nuk kanë qenë të pajisur me mjetet kundra-gazi. Banori, dëshmitar në vendngjarje ka thënë se i ka nxjerrë ai, dy trupat nga pusi.

Njoftimi i policisë.

Lezhë 

Informacion paraprak 

Sot, rreth orës 16:50, dyshohet se shtetasi M.Gj. rreth 35 vjeç, banues në Pukë dhe shtetasi M.N. rreth 21 vjeç, banues në Torovicë, kanë qenë duke pastruar një pus uji në fshatin Torovicë të Lezhës, dhe kanë mbetur në fund të tij. Menjëherë në vendngjarje janë nisur dhe kanë mbërritur shërbimi policor, shërbimi zjarrfikës dhe ambulanca, ku u bë e mundur nxjerrja e trupave të tyre, pa shenja jete.  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:49
Vdekja e dajës dhe nipit në Lezhë, flet banori: I nxora unë nga fundi i pusit, zjarrfikësja nuk u fut se s’kishte mjete!

Pas ngjarjes tragjike të pasdites së sotme, ku dy persona, dajë dhe nip, Martin Gjonaj dhe Marjan Ndoci, humbën jetën pas asfiksimit në pus, flet dhe një dëshmitar që ishte në vendngjarje. Banori ka folur për Report Tv dhe ka thënë se 2 viktimat kanë pritur mbi 2 orë për ndihmë, por nuk kanë gjetur dot ndërhyrjen e shpejtë. Banori ka thënë se punonjësit e zjarrfikëses nuk kanë qenë të pajisur me mjete dhe nuk kanë pranuar të hyjnë për t’a shpëtuar.

Orën se mbaj mend. Di që kam ndenjur këtu duke u lutur, ejani të hyjmë t’i nxjerrim. Ndenjëm 40 minuta, erdhi shteti. Ishin punonjësit pa kundragaz, policia pa mjete. Ata ndenjën 2 orë e gjysëm, aty brenda. Mbasi nuk hyri dot as policia dhe as zjarrfikësja hyra unë i nxora unë. Pa kundragaz, pa asgjëë. 3 minuta punë. Do kishin shpëtuar. Nuk i njihja, më thanë që ishte shteti. Hyra dhe nxorra të vdekurit. Janë nip dhe dajë. S’kishin shenja jete hiç. Nuk kam parë më gjë, as gjeneratorin, asgjë.

Banori që nxori dy viktimat nga fundi i pusit, dëshmitar në vendngjarje

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite