Makina del nga rruga në Shkopet dhe përfundon në greminën 30 m të thellë, humb jetën 50-vjeçari (FOTO)

Makina del nga rruga në Shkopet dhe përfundon në greminën 30 m të thellë, humb jetën 50-vjeçari (FOTO)

Foto nga vendi i ngjarjes

MILOT - Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në aksin Burrel-Tiranë, në vendin e quajtur Shkopet. Ka qenë një automjet i cili ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë 30 m të thellë. Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, Kol Bruka, 50 vjeç nga Mati. "Shqiptarja.com" ka siguruar edhe fotot nga ky aksident ku siç duket automjeti tip "Benz" ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën përpara.  

Makina e aksidentuar

Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policore dhe ato të zjarrfikëses, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga makina. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin 
Informacion paraprak 

Sot, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Burrel - Skuraj , në dalje të tunelit të Shkopetit, mjeti tip Benz i drejtuar nga shtetasi K.B. 50 vjeç, banues në Ulëz, ka dalë nga rruga duke rënë në greminë. 

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, i cili ndodhej i vetëm në mjet.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier