POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Masakër në Selenicë pas sherrit për pulat, i riu vret 8 kushërinj, shuan një familje (VIDEO)

VLORE - Masakër me armë zjarri në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë pas sherrit për pulat mes dy familjeve të të njëjtit fis dhe kushërinj me njëri-tjetrin. Tetë persona, anëtarë të një familje, janë qëlluar për vdekje duke regjistruar kështu ngjarjen më të rëndë kriminale në vendin tonë. Dy nga viktimat janë fëmijë të moshës 15 dhe 8-vjeç si dhe tre gra. Autori i kësaj ngjarje është një 24-vjeçar i identifikuar si Ridvan Zykaj. Report Tv ka siguruar emrat e viktimave të cilët janë Demir Zykaj, Besim Zykaj, Azem Zykaj, Perri Zykaj, Vasilika Zykaj, Afërdita Zykaj, Sara Zykaj (15 vjeçe) dhe Ledion Zykaj (8 vjeç). 

Emrat e tetë viktimave të masakrës në Selenicë

RENEA, FNSH, DELTA FORCE kanë blinduar fshatin, ndërsa autori vijon të jetë në arrati dhe i armatosur me dy armë zjarri kallashnikov. Ridvan Zykaj ishte kushëri i afërt me familjet e viktimave (kushërinjtë e parë të babait). Sipas pamjeve të siguruara ekskluzivisht nga Report Tv, viktimat janë në një distancë prej 3-4 metra nga njëri-tjetri, çka do të thotë se janë qëlluar nga afër nga Ritvan Zykaj. Fshati Resulaj ndodhet rreth 60 minuta larg Bashkisë Selenicë. Besohet se autori kreu krimin pas kthimit nga një drekë çka shton dyshimet se ai mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit.

Banesa e viktimave, në foto një prej personave të vrarë

"Shqiptarja.com" mëson se shkak për ngjarjen paraprakisht dyshohet të kenë qenë akuzat e viktimave në drejtim të 24-vjeçarit se u kishte vjedhur pulat. Ngjarja ka çuar drejt konfliktit çka ka sjellë edhe tragjedinë. I riu ka hapur zjarr befasisht duke kryer një masakër të vërtetë. Të njëjtat burime saktësojnë se autori dyshohet me probleme mendore. Disa vite më parë ai është shpëtuar nga një zjarr i rënë në fshat dhe prej atëherë ka pasur probleme mendore. Ritvan Zykaj kishte pësuar djegie në 80% të trupit por mundi të shpëtojë, ndërsa nga ana tjetër, sipas të afërmve ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Autori i masakrës, Ritvan Zyka, 24-vjeç

Selenicë, Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj. 

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
 

Ora 22:58
Masakra/ Policia shoqëron prindërit e autorit: E akuzuan për vjedhje, s’kemi pasur armë

Zbardhen të tjera detaje nga masakra me tetë të vdekur në Selenicë të Vlorës, ku u shua një familje e tërë. Policia ka shoqëruar prindërit e autorit për t'i marrë në pyetje.

Burime pranë policisë thanë për Report Tv se prindërit kanë deklaruar përpara grupit hetimor se një nga gratë në radhët e viktimave e kishte akuzuar 24-vjeçarin Ritvan Zykaj se u kishte vjedhur pulat. Gjithçka kishte nisur nga këtu dhe solli bilancin tragjik të pashembullt ndonjëherë në vendin tonë.

Ata mësohet të jenë shprehur gjithashtu se në shtëpinë e tyre nuk kanë pasur armë dhe se nuk e dinë ku e gjeti djali armën vrasëse kallashnikov. 

Ora 21:42
VIDEO/ RENEA rrethon fshatin Resulaj në Selenicë: Do hapim zjarr nëse autori nuk dorëzohet

Forca të shumta të RENEA-s, FNSH-së dhe DELTA FORCE kanë rrethuar fshatin Resulaj në Selenicë, pasi dyshohet se autori i masakrës me 8 të vdekur, Ritvan Zykaj, 24-vjeç fshihet pikërisht në një banesë të këtij fshati. 

Forcat Speciale kanë paralajmëruar se do hapin zjarr nëse autori bën rezistencë. Ata i kanë bërë thirrje autorit të dorëzohet. Ritvan Zykaj dyshohet se është i armatosur me dy armë zjarri kallashnikov, të cilat i përdori në masakrën ndaj kushërinjve të tij. 

Ora 22:03
Masakra e Selenicës, 8 viktimat u transportuan drejt morgut të Vlorës, po i nënshtrohen ekspertizës

8 persona të vrarë me armë zjarri. Ky ishte bilanci tragjik, pasi një 24-vjeçar hapi zjarr ndaj dy familjeve në fshatin Resulaj të Vlorës pak orë më parë. Ndërkohë 8 viktimat nga masakra e Selenicës u transportuan në morgun e Spitalit të Vlorës, ku po i nënshtrohen ekspertizës mjekësore. Policia ka rrethuar spitalin, duke mos lejuar afrimin e  njerëzve dhe gazetarëve.

Ora 20:48
Masakra në Selenicë/ Dëshmitari: Autori u akuzua se vodhi pulat, e arrestoi policia

Një dëshmitar tha për Report Tv se autori i vrasjes së tetë personave në Selenicë të Vlorës njihej si person nevrik në fshat, ndërsa ishte akuzuar se kishte vjedhur pulat e kushërinjve viktima.



Sipas tij, Ritvan Zykaj qëllonte vazhdimisht me armë zjarri në ajër. Dëshmitari thotë se 24-vjeçari, Ritvan Zykaj, është shoqëruar nga policia për vjedhjen e pulave. 

Ka qëlluar në ajër disa kohë më parë. Ka qenë i shoqëruar nga policia pasi u akuzua se kishte vjedhur disa pula.  Ka qenë në polici. E kemi dëgjuar të shtinte me armë dhe më parë. Ishte nevrik.

Tha dëshmitari për Report Tv

Ora 21:32
Masakra me 8 të vdekur, kushëriri i autorit dhe viktimave: Dy familjet s'kishin probleme, djali i sëmurë

Behar Zyka, kushëri si me familjen e viktimave ashtu edhe atë të autorit, Ritvan Zykaj, 24-vjeç, thotë për Report Tv se familjet nuk kanë pasur probleme në të kaluarën. Sipas tij, banesa e autorit dhe ajo e viktimave janë 10 metra larg. 

Ai thotë se i riu ka qenë i sëmurë pasi është kuruar për djegie në trup disa disa vite më parë, por është kuruar në Tiranë.

Na thanë që ka ndodhur një vrasje. Erdhëm shpejt dhe pamë të vrarët. Ishin djem xhaxhallarësh. Ai ka vrarë vëllain e gjyshit dhe kushërinjtë e tij të dytë. Ata shkonin mirë me njëri-tjetrin. Djali pa probleme, një djalë i mirë, shihte punën e tij me bagëti. Banesat ishin 10 m larg njëra-tjetrës. Viktimat ishin vrarë në distanccë 3-4 m nga njëri-tjetri. Djali ka qenë pak i sëmurë, ka pësuar një djegie, por është kuruar në spital në Tiranë

Behar Zyka, kushëri si me familjen e viktimave

Ora 21:04
Masakra me tetë të vdekur, Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu mbërrijnë në Selenicë (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kanë udhëtuar me urgjencë drejt Vlorës, pas masakrës me 8 të vdekur në fshatin Resulaj të bashkisë Selenicë.

Xhafaj dhe Veliu kanë mbërritur në fshatin Resulaj pak minuta më parë. Ata kanë takuar forcat e policisë nga të cilët kanë kërkuar angazhim maksimal për arrestimin e autorit. 

Ora 20:31
Masakra që shoi një familje në Selenicë/ Emrat e viktimave, mes tyre tre gra dhe dy fëmijë

Tetë persona, anëtarë të një familje janë qëlluar për vdekje sot në fshatin Resulaj të Selenicës, duke regjistruar kështu ngjarjen më të rëndë kriminale të viteve të fundit në vendin tonë. 

Dy nga viktimat janë fëmijë të moshës 15 dhe 8-vjeç, përkatësisht Sara dhe Ledion Zykaj si dhe tre gra Afërdita, Vasilika dhe Perrie Zykaj. Nga të dhënat e deritanishme, autori ka vrarë Demirin dhe gruan e tij Perrie, si dhe ka vrarë dy djemtë e Demrit.

Ka vrarë djalin e Demirit: Azemin dhe gruan e tij Afërditën, si dhe djalin tjetër të Demirit Besimin dhe gruan e tij Vasilikën si dhe dy fëmijët e tyre Sarën dhe Ledjonin. 

Autori Ritvan Zykaj ka qëlluar me breshëri në drejtim të tetë personave, të cilët kanë humbur jetën në vend. 

Anëtarët e familjes që u ekzekutuan nga Ritvan Zykaj
Ora 20:41
(FOTO) Ky është autori i masakrës së Selenicës, ja çfarë shkruante në Facebook

Autori i masakrës së Vlorës, 24-vjeçari Ridvan Zykaj, ku vrau 8 persona duket se paraqet rrezikshmëri të lartë, pasi shfaq probleme të shëndetit mendor. Ky i fundit pak pas masakrës u arratis nga vendi i ngjarjes, ndërsa forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të tij.

Mësohet se 24-vjeçari ishte i papunë, ndërsa më herët kishte qenë i shtruar për disa muaj në spitalin psikiatrik të Vlorës, për shkak të problemeve mendore. Ndërkohë, në profilin e tij në ‘Facebook’ 24 vjeçari ka postuar dy poezi dedikuar një vajze, dhe një poezi dedikuar politikës shqiptare. 

Nuk dihet nëse ka qenë vetë autori që ka shkruar ato poezi, të cilat duket se i dedikohen një vajze. Aktualisht i riu është arratisur dhe ndodhet i armatosur, çka përbën rrezik edhe për forcat e RENEA-s, ndërsa forcat e policisë janë ngritur në këmbë për ta kapur.


( Postimi i Ritvan Zykaj në Facebook )

1 / 13
2 / 13
3 / 13
4 / 13
5 / 13
6 / 13
7 / 13
8 / 13
9 / 13
10 / 13
11 / 13
12 / 13
13 / 13
Ora 19:50
Trupat e viktimave të Selenicës të mbuluar me çarçafë, autori i qëlloi pasi u kthye nga dreka (VIDEO EKSKLUZIVE)

Tetë të vdekur është bilanci i masakrës së Selenicës. Ngjarja dramatike ndodhi në fshatin Resulaj rreth 60 minuta larg Bashkisë së Selenicës. Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Report Tv, duken viktimat të mbuluar me çarçafë përreth banesës. Ata janë qëlluar nga një distancë e afërt. Ridvan Zykaj, 24-vjeç qëlloi me gjakftohtësi për vdekje tetë anëtarë të një familje dhe njëkohësisht kushërinj të tij. Mësohet se ai e kreu krimin pas kthimit nga një drekë dhe dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit. Mes viktimave janë edhe tre gra e dy fëmijë. 

Trupat e pajetë do transportohen me ambulanca në morgun e Spitalit të Vlorës ku do t'i nënshtrohen edhe ekspertizës mjeko-ligjore. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumca policie si dhe ekspertë të kriminalistikës. Vijojnë kërkimet e policisë për kapjen e autorit.

1 / 3
2 / 3
3 / 3
Ora 19:40
Masakra me tetë të vdekur në Selenicë, Report Tv sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

Në pamjet e siguruara nga Report Tv duken forca të shumta policie të cilët kanë rrethuar fshatin Resulaj në Selenicë. 
Ridvan Zykaj ekzekutoi me kallashnikov tetë persona, anëtarë të dy familjeve të të njëjtit fis. RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE ndodhen në vendin e ngjarjes, në kërkim të autorit të masakrës. 

Ora 18:59
Masakra me 8 të vdekur në Selenicë, Policia: Janë anëtarë të dy familjeve, identifikohet autori (EMRI)

Policia ka dhënë detajet e para për masakrën me tetë të vdekur në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Viktimat janë anëtarë të dy familjeve të të njëjtit fis. Identifikohet edhe autori i krimit të rëndë i cili është Ridvan Zykaj, 24-vjeç. RENEA dhe FNSH kanë rrethuar fshatin Resulaj dhe vijojnë kërkimet për arrestimin e autorit.


Autori Ridvan Zykaj, 24-vjeç

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Selenicë, Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj. 

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ora 19:10
Masakra me 8 të vrarë/ Kryebashkiaku i Selenicës: Tronditëse, shuhen 2 familje

Kryebashkiaku i Selenicës, Përparim Shameti, në një lidhje telefonike për Report Tv, u shpreh se nga masakra me tetë të vrarë në fshatin Resulaj janë shuar dy familje.

Është ngjarje jashtëzakonisht e rëndë dhe tronditëse. Janë shuar dy familje nga ai fshat. Po shkoj në vendin e ngjarjes.  

Përparim Shameti, kryebashkiak i Selenicës

Ridvan Zykaj, 24-vjeçar, hapi zjarr me breshëri kallashnikovi duke vrarë tetë persona, anëtarë të një fisi.

Ora 00:49
Masakra/ Prokurori i Krimeve Gentjan Osmani në Selenicë, Ardi Veliu u ndan detyrat policëve

Prokurori i Krimeve të Rënda Gentjan Osmani ka mbërritur në Selenicë për të ndjekur nga pranë hetimet për krimin makabër ndaj tetë anëtarëve të një familje.

Forca të shumta policore kanë zbritur në terren të ndihmuar edhe nga Forcat Speciale RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE. Operacioni udhëhiqet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Kryepolici ka përgatitur me efektivët skicat per terrenin dhe dhe u ka dhënë instruktimet përkatëse drejtuesve të grupeve operacionale, si RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE.

Përveç forcave të rendit në terren ndodhen edhe qentë e policisë që po kërkojnë të riun. Ritvan Zykaj ka fikur telefonin dy orë pas krimit në përpjekje për t'u arratisur. Sinjali i fundit nga celulari i Zykajt është kapur në zonën pranë Resulajt. 

Ora 01:16
Policia lokalizon vendndodhjen e autorit të masakrës, Ritvan Zykaj, ndërhyrja në mëngjes

Gjashtë orë pas masakrës së Selenicës, policia duket se ka lokalizuar vendndodhjen e autorit, Ritvan Zykaj, 24-vjeç. Mësohet se ndërhyrja do bëhet në orët e para të mëngjesit për shkak të errësirës.

Urdhri për policët është i prerë, nëse Ritvan Zykaj bën rezistencë dhe sulmon me armë efektivët e policisë, ata duhet t'i përgjigjen. 24-vjeçari është i armatosur me dy armë zjarri kallashnikov dhe përbën rrezikshmëri të lartë për efektivët e policisë. Operacioni kryesohet në terren nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

l.q.
Komento

Komente

  • Eri: 11/08/2018 02:03

    Policia ta gjej dhe ta vari ne mes te vlores dhe pse eshte dhen urdher per ta egzekutuar ai nuk duhet te vdes me plumb dubet ta varin ne mes te vlores dhe eshte pak per kete kriminel pler qe vret femi dhe njerez te pa fajshem mos i gjet shpirti rehat dhe invdekur keti plere

    Përgjigju
  • Leci: 11/08/2018 01:10

    Ku jan ca komentus legena qe ndajn krahinat jo veri jo jug , nuk ka pyll pa derra ngushellime familjes .

    Përgjigju
  • Fredi: 10/08/2018 23:31

    Propozimin me te sakte e beri ish deputeti Dokle. Te mblidhet kuvendi i plehrave urgjetinsht, te vendoset denim fiks per armembajtje pa leje deri ne 15 vjet pa te drejte amendimi, duke filluar nga 10 vjet denimi. Keshtu asnje gjyqtar i koruptuar nuk do guxoje te liroje me keta " trima ". Gjykata Kushtetuese e zgerlaqur mos te kete me guximin te rrezoje kete ligj gjoja me arsyetimin se shkelen te drejtat e njeriut, ne situate emergjente kombetare nevojitet ligje speciale. Cfare vlere ka tani nese vritet apo kapet ky psikopati? Asnje vlere nuk ka. PD do e kundershtoje sepse ka hallin e militanteve te vet te armatosur, por kjo duhet te behet me cdo kosto. Ve bast qe ky do jete kusheri i Fa-iku, ngjajne shume.

    Përgjigju
  • Toni: 10/08/2018 23:21

    Eshte nje tragjedi mjaft e rende dhe mjer ata jete njerezish qe iken por per te tjeret cudia me e madhe pak do te zgjase. Eshte e dhimbshme qe vetem keto lajme shohim cdo dite. Eshte nje deshtim per shtetin ne teresi per mekanizmat e tij qe i ka te shumte. Sdi nga tja nisesh nga kush dikaster per te gjetur fajtorin se normal ndodhin kudo keto tragjedi por jo ne keto rrethana, jo nga njerez te semure qe shteti as ja ka idene cfare bejne ku jane etj etj. Eshte e dhimbshme por ende se di kur do te vije dita qe nje grusht njerezish te cohen e pastrojne kete klase politike te degjeneruar... ca mutin ben ky plera xhafa qe vete aty ca dreqin do ai pisllek njeri aty agjenci funerali eshte ai maskara e njemije kamera nga pas....ca domethene kjo gje. Ngushellime per ata jete njerezish qe iken!!!

    Përgjigju
  • Kaposhi: 10/08/2018 23:06

    Kush tha qe pula eshte paqesore?Ne Selenice te mer jeten pula uorreee.

    Përgjigju
  • FrediPithMotra: 10/08/2018 22:41

    Ky i ngjaka Fredi BUBUZHELIT nga Surrati !!! Surrat i ndyrë dhe i Fëlliqur , që Vret Fëmijë të Vegjël!

    Përgjigju
  • Robshi: 10/08/2018 22:32

    O komentues po chyn gjykata e dënimi me vdekje ketu kur autori është i sëmurë që dhe 30 të vrasë nuk mban pergjegjesi...mund të kërkoni përgjegjësi të ministria e shëndetësisë që nuk e din ku i ka të sëmuret mendore që jan mina me sahat apo dhe të familjarët që kanë përgjegjësi kur e dine gjendjen mendore të familjarit...ishalla nuk vret të tjerë...

    Përgjigju
  • Shba: 10/08/2018 22:28

    Ndodhin ne gjith boten keto krime. Gabimi I atyre asht qe nuk kam denoncu qe ka arme pa leje edhe qellon ne ajer

    Përgjigju
  • Genti: 10/08/2018 20:40

    Zombi.gjynahet i ka dhe paria politike qe hapi depot e armeve ketij populli per ti hapur gropen.

    Përgjigju
  • E verteta: 10/08/2018 19:42

    Ja ç'ben kapitalizmi i ndyre e prona private. Gjak, kaos, masakra, korrupsion, hajdutllek, degjenerim, konflikte e luftra nga te kater anet. Ngujime ne kulla, gjakmarrje, inate e cmira pa fund. Ndotje pa kufi e mbushja e tokes me teneqe me rrota e beton e tulla. Njerez qe sillen kot ne tym pa qellim e ideal. Boshllek shpirteror e kotesi deri ne tmerr... Semundje e paaftesi e skajshme. Sa veta punojne vertet e i japin shoqerise?!! mendoj se shume, shume pak...Ma zi s'ka ku shkon, edhe te gjitha keto mbulohen me nje tis te genjeshtert luksi e rraqesh te kota qe 80% e tyre jane te teperta e nuk duhen (po veç per te mbushur xhepat e kapitalistave). O njerez, qe me zor e shkruaj fjalen njerez se nuk e meritoni, po zgjohuni e i thirrni mendjes (neqoftese ju ka mbetur sado pak nga ai qe quhet tru). Po KUPTOJENI me ne fund se shpetimi i juaj dhe i gjithe Botes eshte vetem KOMUNIZMI I SHENJTE dhe asgje tjeter. ASGJE!

    Përgjigju
  • Xhixhi: 10/08/2018 19:14

    Kafsha pler.pushkatim te vendi masakres

    Përgjigju
  • Tini: 10/08/2018 18:55

    Masaker e tmerrshme . Duhet te kthehet denimi ne vdekje se keiminalitwti ja vetem rritje . Renea duhet ta asgjesoj kriminelin e masakres se po shkoj ne gjykata kush e di se cfar ndodh . Nese Europa ka demokracine si sistem social , per heqjen e denimit me vdekje eshte shkaku i te gjith te krimive

    Përgjigju
  • drino: 10/08/2018 18:32

    Perfundimisht keta nuk behen njerez, do Zoti te mos jete ndonje pushues....

    Përgjigju