Kamëz, breshëri plumbash në lokal 50-vjeçarit, ngjarja dyshohet për hasmëri (VIDEO)

KAMËZ - Atentat me breshëri plumbash në lokal 50-vjeçarit në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur në Valias rreth orës 20:07 të mbrëmjes së sotme, ku raportohet se ka mbetur i plagosur Elez Bodisha, 50 vjeç, i cili në momentin e atentatit ndodhej brenda lokalit të tij. Report Tv ka mësuar se në vendin e ngjarjes janë regjistruar 20 të shtëna nga një breshëri arme. Ngjarja dyshohet për shkaqe hasmërie dhe policia është drejt zbardhjes së ngjarjes.

Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit për kapjen e autorit.

Gjurmët e plumbit në lokal

Njoftimi i Policisë:

 Tiranë

Informacion Paraprak

Më datë 25.10.2018, rreth orës 20:07, në Valias të Kamzës është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të pa qarta shtetasi E. B., 50 vjeç.

Shtetasi i dëmtuar aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Po bëhet krehja e zonës, territorit përreth, si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anonimi: 26/10/2018 02:56

    kape vlla shtrengoje fort

    Përgjigju
  • Arbër: 26/10/2018 00:22

    Ai që hakmerret ai nuk ikën por dorëzohet! Shteti duhet të ti jap fund edhe kësaj qmendurie jo njerëzore!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët