POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Rrokadë ndryshimesh në prokuroritë e Tiranës, Lezhës dhe Shkodrës/ Ja lëvizjet e firmosura nga Arta Marku (Emrat)

TIRANË- Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka firmosur lëvizjet e prokurorëve në disa nga prokuroritë e rretheve.Marku ka kryer disa ndryshime prokurorësh në prokurorinë e Tiranës, Lezhës dhe Shkodrës.

Më konkretisht në Tiranë janë ndërruar drejtuesit e seksioneve. Marieta Zaimi vendoset në krye të seksionin Task Forcës në vend të Deniona Katros. Valentin Preçi, i cili drejtonte Sektorin e Trafiqeve në Prokurorinë e Tiranës zëvendësohet me Genci Qanen. Në Sektorin e Vrasjeve, Elina Kondi është zëvendësuar nga prokurori Armand Gurakuqi. Këta tre ish-shefa sektorësh kanë kaluar si prokurorë të thjeshtë te Prokuroria e Tiranës.

Një tjetër lëvizje e Markut është dhe zgjerimi i Task-Forcës së Prokurorisë së Tiranës duke u bërë me 11 prokurorë. Simon Pashuku, nga drejtues në prokurorinë e Lezhës, caktohet prokuror i thjeshtë në këtë prokurori

Milan Laska nga prokuror i thjeshtë emërohet drejtues i prokurorisë së Lezhës. Albert Muçaj nga zv/drejtues në prokurorinë e Shkodrës në drejtues seksioni për dhunën në familje. Shqiponja Milla,nga drejtuese seksioni Task-Force në Shkodër, Zv/drejtuese prokurorie.

Astrit Halili nga Shkodra komandohet në Krujë. Alda Noci nga Shkodra komandohet në Pukë. Suela Beluli nga Fieri komandohet në prokurorinë e Durrësit. Ina Maliqati nga Kavaja komandohet në prokurorinë e Durrësit.

f.g./r.k.
Komento

Komente

  • Pa emer: 08/11/2018 11:24

    Pergezimi zonja Marku, jo ne puke, por Esmeralda Ndoci nuk duhet te jet pjese e prokurorise fare, ajo e ndot emrin e prokurorise, respekte dhe pergezime znj. Marku

    Përgjigju
  • erma: 08/11/2018 08:26

    si ke lene gje llalles...e ke bo hirre fare! 1 vit gjume, u zgjove tani me ca emerime!!!

    Përgjigju
  • Paola: 07/11/2018 20:29

    Pergezimet e mia per levizjet e fundit.Ne nje institucion si Prokuroria ku duhej ti ndryshohej imazhi pas shume e shume ankesash vetem Arta Marku mundet ti ktheje besimin e humbur pasi me ndershmerine qe e karakterizon eshte e afte te vendose njerez qe i plotesojne standartet per te punuar ne stafin e saj! Nje brravo per te.

  • Arbër: 07/11/2018 18:57

    Vetëm kështu mund të ketë sukses në zhdukjen e korrupsionit, bravo!!!

    Përgjigju
    • Tori: 07/11/2018 20:23

      Jepi gaz zonj. Ato gjum po flinin , sidomos ai prekurori i Krujës. Mbarësi.