Merr flakë e parkuar, shpërthen makina tek Kopshti Botanik (VIDEO-FOTO)

Një makinë ka shpërthyer tek zona e Kopshtit Botanik në Tiranë. Makina ka marrë flakë gjatë kohës kur ishte e parkuar duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm në një nga zonat më të frekuentuara në Tiranë.

Fatmirësisht mësohet se nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar. Në vendngjarje ndodhet policia dhe forcat zjarrfikëse.

Siç shihet edhe nga fotot e shkrepura nga LSA, shpërthimi ka qenë tejet i fortë. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video nga vendngjarje ka publikuar edhe gazetarja Juli Krisafi.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Informacion paraprak

Në rrugën dytësore pranë nënkalimit tek kopshti botanik ka marrë flakë dhe është djegur mjeti i parkuar, tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit S. S.

Gjithashtu ka pësuar dëmtime nga flakët mjeti tip “Ford” i cili ndodhej i parkuar afër mjetit tip “Voklsvagen”.

Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin