Të shtënat me armë zjarri alarmojnë pushuesit në Vlorë, s'ka të lënduar (DETAJE)

VLORE - Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 22:20 pranë Universitetit "Ismail Qemali" në lagjen "Skelë" të qytetit të Vlorës. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se ngjarja ka ndodhur në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit bregdetar, në një bllok banimi, duke shkaktuar panik te banorët vendas dhe pushuesit. Zona e "Skelës" dhe pjesa përgjatë "Lungomares" dominohen nga pushuesit vendas dhe të huaj, veçanërisht orëve të mbrëmjes, të cilët e shfrytëzojnë atë për shëtitje. 

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar. Pranë vendit ku ka ndodhur përplasja me armë zjarri ndodhet edhe një minimarket. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku u regjistruan të shtënat. Blutë kanë krijuar perimetrin e sigurisë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur tre gëzhoje arme tip pistoletë. 




(Vendi ku ndodhi ngjarja në Vlorë)

Identifikohen autorët, shpallen në kërkim
Burime për Report Tv thanë se janë identifikuar autorët e të shtënave. Policia vijon krehjen e zonës për arrestimin e tyre. Një prej personave të identifikuar është shtetasi L.B. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave.   

Njoftimi i policisë për ngjarjen: 

Vlorë
Informacion paraprak

Më datë 06.08.2018, rreth orës 22:00, në lagjen ''Pavarsia 3'', janë dëgjuar 3 të shtëna me armë zjarri (pistolete), ku nga të shtënat paraprakisht nuk ka rezultuar të ketë persona të dëmtuar.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre. Grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 07/08/2018 10:10

    Lepuj xhuxhë gjoksgropë që i bien gjoksit me grushta e që shkulin lesht e by....s me kujë! Kaq sa u pa në video, ndriçimi i rrugëve shum shum i dobët deri në fare ndriçim.. Ç’ndriçim duket, është nga dritat e makinave dhe të dyqaneve, dhe imagjinoni që jetojmë në Europë, viti 2018

    Përgjigju
  • rrema: 07/08/2018 08:27

    VLORA VLORA, A BEHET TURIZEM ME KETA HORRA QE JU THAFTE DORA... mbetet kafshe o lumemedhenj....

    Përgjigju
  • Emri: 07/08/2018 07:06

    Me vjen keq... Jam me pushime nga Italia edhe ketu nga shqiperia te ikesh naten edhe jo vetem diten. As ne napoli nuk ka te shtena kshu si ne shqiperi. Kurr sdo i bej pushimet me ketej deri sa mos te behet nje vend i banueshem me persona me nje inteligjenc minimumi

    Përgjigju
  • Vladimir: 07/08/2018 00:48

    O ju bashibozug te Vlores,perendia ju ka falur gjithcka te bukur por sidomos detin,ndaj shfrytezojeni kete bukuri natyrore per tu bere te pasur dhe te paqte qe t’ju bekoje perendia dhe njerezia e ngado qofte....

    Përgjigju
  • Ilir Meta: 06/08/2018 23:11

    Po mire mo po dje kishit Mirin e Xhafes sot si pa te keq paf puf nuk ju vjen turp apo harrova hashashi ju a ka dhjamosur koken sa nuk kuptoni cfare beni o te mjere

    Përgjigju
  • Vlora: 06/08/2018 23:02

    Ke frik te shkosh me pushime se ha ndonje plumb andej. Cou Enver Hoxha.!!

    Përgjigju
  • Saikeq tahiri: 06/08/2018 22:48

    Ka ndonje vlonjat qe del pa pistolete ne brez se nuk po e marrim vesh

    Përgjigju
    • Mamiyt: 06/08/2018 23:40

      Ata qe smerren me droge e krime

  • Ilo: 06/08/2018 22:47

    Bravo idiotet e Vlores demi u be tani policia po i ndjek gjithmone ne drejtim te paditur nderkohe qe i ka mu para syve.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 06/08/2018 22:37

    Fill pas mbledhjes qe beri xhafaj me strukturat e policise filloje LUFTA ne Vlore NDOSHTA PAZARE DROGE NDERMJET GRUPEVE NARKOTRAFIKANTEVE TE PS SI GRUPI I TAHIRIT DHE GRUPI I GON XHAFES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Simone Inzaghi 'kërcënon' Milanin: Dimë si fitohet në derbi, qëndroj te Interi

Simone Inzaghi 'kërcënon' Milanin: Dimë si fitohet në derbi, qëndroj te Interi