U fut në lumin Mat për t'u larë, mbytet 46-vjeçari, rrjedha e ujit merr trupin

U fut në lumin Mat për t'u larë, mbytet 46-vjeçari, rrjedha e ujit merr trupin

Foto ilustruese

MILOT - Një 46-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në lumin Mat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 ndërsa viktima është identifikuar si Arben Marku, 46 vjeç nga fshati Skuraj në Milot.

Mësohet se ai është futur në ujë për t'u larë, por është mbytur. Rrjedha e ujit ka marrë trupin. Viktima është gjetur disa orë pas ngjarjes disa metra larg nga vendi ku ai u mbyt. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo të ndonjë dukurie fizike në trupin e tij. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak ku rreth orës 15:30, është njoftuar Salla Operative Kurbin se shtetasi A.M. 46 vjeç, banues në Skuraj është hedhur për tu larë në lumin Mat nga vendi i quajtur "Ura e Shkopetit" ( urë provizore) dhe nuk ka dalë më në breg, u bë i mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të tij, pa shenja jete. 

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo të ndonjë dukurie fizike në trupin e tij. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’