Vdes i riu në spitalin e Beratit, dyshohet se ishte në overdozë, familja akuza mjekes (Emri)

BERAT- Një 31-vjeçar ka ndërruar jetën në spitalin e qytetit. 31-vjeçari, Marinel Veleshnja ka ndërruar jetë 30 minuta pasi ka mbërritur në spital. Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se dyshohet se i riu ka qenë në gjendje overdoze kur ka mbërritur në spital. Familjarët e tij, kanë denoncuar në polici mjeken Arjola Xheblati për ‘mjekim të pakujdesshëm.’ Mbi mjeken e urgjencës, 29-vjeçaren Arjola Xheblati, rëndon akuza e “mjekimit të pakujdesshëm”.  Ndërkohë që edhe drejtuesit e spitalit kanë thënë se Veleshnja ka shkuar në spital në gjendje të rëndë dhe pa shenja jete.

Pas denoncimit të familjes, policia e Beratit dhe uniformat blu të kësaj drejtorie kanë sekuestruar kartelën mjekësore të të riut, si edhe autopsinë që është bërë në morgun e spitalit.

Çështja është referuar në prokurori, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 26/10/2018 14:10

    e verteta do dali o njerez te mjer ...dhe familja do ta coj deri ne fund

    Përgjigju
  • Dan: 26/10/2018 11:55

    Mos e humbni llogjiken o njerez te deshperuar nga jeta juaj e lumtur! Asnje familjar nuk e so te kelqen e femijes e ndihmuan sa kishin mundesi! Te verteten e zbardh ekspertiza asnje nga ju! Hani sufllaqe te qete

    Përgjigju
  • Une: 26/10/2018 07:19

    Ik ore popull i degjeneruar. Mutin qe e kishit ne shtepi nuk ditet ta edukoni dhe ja ngecni mjekes. Cte bente ajo per 2 min kur nuk e bete ju per aq vite? Turp tju vije!

    Përgjigju
  • Roza: 26/10/2018 02:48

    Mjekja ka bere sa kishte mundesi. Cfare kerkojne familjaret? Ku e pane ne faker pakujdesine e mjekes?

    Përgjigju
  • Abili: 25/10/2018 19:34

    Po ku ishit o familjare leshi kur drogaxhiu kishte nevoje te dilte nga rruga e mutit ku ishte futur?! Cfaje ka mjekja apo spitali

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën

G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën