Tragjedia e 1997/ Xheniot gjejnë skelet njeriu në tunelin e ushtrisë në Qafë Shtamë (FOTO)

MAT -  Zbulohet një skelet njeriu në tunelet e Qafë Shtamës në Mat. Eshtrat janë zbuluar ditën e sotme gjatë gërmimeve nga një ekip i Forcave të Armatosura, për pastrimin e tuneleve nga armatimet e mbetura aty. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se prej një viti, forcat 'Xhenio' e kanë kosideruar si hotsport zonën e Selitës dhe kërkojnë aty për të asgjësuar armë të vjetra, por sot ata kanë gjetur eshtrat që shihni edhe në foto.



Eshtrat e gjetura në tunelin e Qafë Shtamës 

Eshtrat e gjetura sot në Qafë Shtamë

Dyshohet se eshtrat i përkasin një prej 23 personave që humbën jetën në 29 prill të vitit 1997, duke nxjerrë armë, ndërsa tuneli shpërtheu nga municionet. Tragjedia shkaktoi tronditje të thellë tek të gjithë banorët e Matit dhe Shqipërisë. Pas tragjedisë një pjesë e tunelit u shemb, duke pamundësuar nxjerrjen e tetë trupave të pajetë të cilët mbetën mes rrënojave. Nga gërmadhat rezultojnë të pa nxjerrë ende tetë persona. Që prej 21 vitesh kur humbën jetën e deri sot e kësaj dite ata nuk kanë ende një varr. Tuneli u mbyll nga ushtria dhe qëndroi i tillë për 21 vjet me radhë. 

Eshtrat e gjetura sot në Qafë Shtamë

Drejt Qafë Shtamës janë nisur një grup ekspertësh nga Prokuroria e Dibrës për këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërkohë që për identifikimin e eshtrave do duhen analizat e ADN-së. Viktimat e kësaj tragjedie ishin të gjithë banorë të fshatit Selitë të rrethit të Matit.  

Gjurmët e "Gërdecit" të së 1997 ndihen edhe sot e kësaj dite. Predha dhe armatime të tjera të pashpërthyera janë të shpërndara në të gjithë zonën duke u bërë një rrezik i vazhdueshëm për banorët.  

Viktimat e tragjedisë së Qafë-Shtamës:
Sherif Dishani 35 vjeç
Majlinda Dishani 20 vjeç
Eglantina Kurti 13 vjeç
Esat Haxhia 26 vjet
Ramis Dishani 17 vjeç
Artan Dishani 17 vjeç
Nurie Dishani 12 vjeç
Deshira Dishani 14 vjeç
Rabije Dishani 14 vjeç
Myrvete Dishani 10 vjeç
Vera Uka 16 vjeç
Agim Barçi 30 vjeç
Zylfie Dishani 25 vjeç
Allaman Kurti 35 vjeç
Ruzhdie Kurti 11 vjeç
Edmond Dishani 16 vjeç
Lulezime Dishani 12 vjeç
Fitim Dishani 22 vjeç
Trendafile Dishani 12 vjeç
Fatime Uka 43 vjeç
Ferit Rama 34 vjeç

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:18
Sot u gjendën eshtra, cili ishte aksioni që ndërmorën FA-të në tunelin e Qafë Shtamës (FOTO)

Ditën e sotme në tunelin e Qafë Shtamës u gjet një skelet njeriu. Por më datë 28 gusht në të njëjtin tunel, Forcat e Armatosura të Shqipërisë morën përsipër aksionin e pastrimit të tij.

Gjatë misioni të FA-ve gjysma e tunelit u pastrua nga lëndë të plasura dhe të paplasura, duke hequr 9.5 ton municione, të cilat më pas u asgjësuan në poligonin e Bizës.

Aksioni që ndërmorën FA-të në tunelin e Qafë Shtamës

Siç edhe njoftoi ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në statusin e saj përveç 2 tuneleve, FA pastruan edhe sipërfaqen rreth tuneleve duke hapur edhe rrugën mes tyre.

Aksioni që ndërmorën FA-të në tunelin e Qafë Shtamës

Sipas ministres Xhaçka, pika më problematike e 1997 do të ishte e pastër brenda muajit shtator.

Aksioni që ndërmorën FA-të në tunelin e Qafë Shtamës

Postimi i ministres Xhaçka në Facebook më 28 gusht:

Tunelet e Selicës në Burrel morën 23 jetë në vitin 1997 dhe mbi 20 vite më pas vijonin të kërcënonin jetën e banorëve të zonës. Pas përfundimit të tunelit të parë, Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë nisur punën për pastrimin e të dytit. Deri tani është pastruar nga lëndët e plasura dhe të paplasura gjysma e tunelit, duke hequr prej andej 9.5 ton municione, të cilat janë asgjësuar në poligonin e Bizës.Veç 2 tuneleve, FA kanë pastruar sipërfaqen përreth tyre, si dhe kanë hapur me mjetet e tyre rrugën. Brenda shtatorit do të jetë e pastër edhe pika më problematike e mbartur nga viti 1997.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • profesori: 19/09/2018 18:53

    o popull nuk ka faj as saliu as nano (fajtoret qe organizuan 97 jane ende te paqart):kush i tha familjareve te mirnin femijet dhe te cmontonin predhat? Saliu kishte frik vet ne kete koh se mos hante ndonje plumb.te rrim shtrembur e te flasim drejt.

    Përgjigju
  • Irma: 19/09/2018 14:13

    Shikoni cfare I ka bere ketij populli Sali krimineli. Ne democraci.

    Përgjigju
    • Arbëri: 19/09/2018 15:57

      Por ky kriminel ende e shijon lirin dhe pasurin e popullit të mjerë ...!!! Turp, turp turp

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Disiplina mbush me gjoba Kategorinë e Parë

Disiplina mbush me gjoba Kategorinë e Parë