Lamtumirë 'Beetle', Volkswagen njofton: Modeli i njohur nuk do prodhohet më!

Lamtumirë 'Beetle', Volkswagen njofton: Modeli i njohur nuk do prodhohet më!

Modeli "Beetle"

Gjiganti gjerman i automobilave, Volkswagen, njoftoi se do t'i japë fund prodhimit të modelit të njohur "Beetle"

Sipas një deklarate nga përfaqësia e kompanisë në SHBA, prodhimi i modelit, gjenerata e tretë e të cilit ende gjendet në treg, do të përfundojë në korrik të vitit të ardhshëm.

Në deklaratë thuhet se nuk planifikohet që vetura të lançohet sërish në treg në të ardhmen e afërt.

Beetle, i cili për herë të parë u fut në treg në vitin 1938 në Germaninë e periudhës naziste, fitoi famë të madhe në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të.

Kompania lançoi verzionin e ri me emrin "New Beetle" në vitin 1998, ndërsa që nga viti 2012 ka filluar të prodhojë modelet e gjeneratës së tretë./AA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës