POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Lamtumirë! Shuhet ish-trajneri i kombëtares shqiptare (Foto)

Ish- trajneri i ndjerë Filip Xhaji

Ish-trajneri i kombëtares është ndarë nga jeta ditën e sotme. Bëhet fjalë për Filip Xhajin, i cili për shumë vite me radhë është përkujdesur në Durrës për talentetet e reja, afirmimin e tyre jo vetëm te Teuta por edhe në ekipet Kombëtare të grupmoshave dhe Kombëtaren e madhe kuqezi të Shqipërisë. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije FSHF-ja me anë të një statusi në faqen e tyre zyrtare.

Ish-trajneri i ndjerë Filip Xhaji 

Futbolli durrsak ndjehet në zi për humbjen e një mjeshtri të shquar si Filip Xhaji. FSHF ndjen keqardhje për këtë lajm të hidhur dhe është pranë familjarëve të të ndjerit si dhe tërë komunitetit të madh futbolldashës së Durrësit. Filip Xhaji ka qenë një futbollist që punoi fort bashkë me brezin e lojtarëve të mirë të vitëve 1955-1970 të “Lokomotivës” së dikurshme (sot Teuta) për të ridimensionuar vlerat e traditat më të mira të futbollit në qytetin bregdetar.

Pas lënies së karrierës ka punuar shumë vite në detyrën e trainerit. Kryesisht për moshat e reja nga 11-19 vjec. Për shumë vite me radhë është përkujdesur në Durrës për talentetet e reja, afirmimin e tyre jo vetëm te Teuta por edhe në ekipet Kombëtare të grupmoshave dhe Kombëtaren e madhe kuqezi të Shqipërisë. Federata Shqiptare e Futbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes se mjeshtrit durrësak Filip Xhaji,”- shkruan Federata Shqiptare e Futbollit.

fl.mi./
Komento

Komente

  • Tutu: 12/10/2018 20:29

    Tek ai rrinin bashke cilesite me te mira te njeriut... u prefte ne paqe!!

    Përgjigju
  • Xhino: 12/10/2018 17:08

    U prefsh ne paqe profesor ngushellime familjes ti je nje legjend emri jot do tkujtohet gjithmon per mirsin rrespektin e dashurin qe shfaqshit ju per futbollin kam qen nxens i profesor filipit ne 2004 deri ne 2009 mcoj deri ke trit e teutes dhe u detyrova e lash futbollin se ika jasht ishe nje njeri fisnik dhe miqsor gjithmon na bertiste kur bonim gabime kap pas nji historie ne tr me profesorin rrespekte profesor qofsh i xhenetit

    Përgjigju