'Larg duart nga Mali i Zi'! Kandidati proserb për President mesazh të fortë Kosovës

'Larg duart nga Mali i Zi'! Kandidati proserb për President mesazh të fortë Kosovës

Kandidati proserb për president të Malit të Zi, Marko Millaçiç

Larg duart në Mali i Zi, i ka dërguar porosi kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, kandidati proserb për president të Malit të Zi, Marko Millaçiç, raporton RTCG.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, siç raportojnë mediat e Podgoricës, përmes një televizioni në Prishtinë ka porositur shqiptarët në Mal të Zi të votojnë për kandidatin e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Millo Gjukanovië. Me këtë thirrje, sipas Millaçiçit, Haradinaj i është falënderuar Gjukanoviçit personalisht për njohjen, siç është shprehur ai, “e shtetit të rremë të Kosovës”.

“Përmes kësaj ndërhyrjeje frapante në zgjedhjet malazeze shihet qartë se Gjukanoviqit po i kthehet me shpërblim ‘njohja e shtetit të rremë, Kosovës”. Duke u nisur nga logjika se secili e gjen personin e ngjashëm me veten, Gjukanoviç dhe Haradinaj vazhdojnë koalicionin e pazakontë të krijuar më 2008, kur pushteti ynë, në kundërshtim me, siç është shprehur Millaçiç, vullnetin e 85 për qind të popullsisë, i vuri vulë njohjes së të ashtuquajturës Kosovë e pavarur”, është shprehur Millaçiç, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se asnjëherë nuk do ta njohë, siç është shprehur Millaçiç, shtetin e rremë të Kosovës, e as do ta bëjë këtë partia që ky e përfaqëson dhe kandidat për president i të cilës është në këto zgjedhje, duke shtuar se do të bëjë të pamundurën që ky vendim jodemokratik të anulohet.

Të dielën mbahen zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. Për këtë post përveç këtij kandidati, garon edhe Millo Gjukanoviç, nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), i cili sipas të gjitha analizave do të dalë fitues i tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba