Largimi i tij në SHBA shkaktoi shumë bujë, Shpëtim Saraçi merr vendimin e papritur

Largimi i tij në SHBA shkaktoi shumë bujë, Shpëtim Saraçi merr vendimin e papritur

Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij, Mira Konçi

Shpëtim Saraçi ishte ndër kompozitorët e parë shqiptarë që arriti të sillte një frymë të re emancipimi në muzikë pas viteve ’90. Pas një karriere të gjatë e të suksesshme, në gusht të vitit të kaluar kompozitori vendosi të largohej nga Shqipëria. 

"Di që edhe pse punova me shpirt e pasion për rreth 30 vite në Shqipëri, prapë se prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe”, – është shprehur Saraçi pas largimit të tij. Por ai ka thënë se nuk mund të mos respektojë vendin dhe shqiptarët e ndoshta kjo ka qenë një ndër arsyet që e ka shtyrë për t’u rikthyer pas 8 muajsh në Shqipëri.

Ditën e sotme kompozitori i shquar shqiptar është fotografuar nga revistawho.com në rrugët e Tiranës. Ai është shfaqur përkrah kompozitorit dhe dirigjentit të njohur, Alfred Kaçinari.

Saraçi dhe Kaçinari kanë punuar së bashku në RTSH, por pas shkrirjes së departamentit rrugët e tyre u ndanë. Tashmë nuk dihet nëse ky rikthim i Saraçit dhe takimi me Kaçinarin është thjesht një takim miqësor apo një bashkëpunim i ri, prandaj na duhet të shohim ditët në vijim se çfarë do të ndodhë me qëndrimin e kompozitorit në Shqipëri./ revistawho

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 12/04/2018 08:50

    Po Miren vetem e ke len? Mos i beso nje njeriu qe te ka tradhetuar nje here,sepse ka per ra ber prap..

    Përgjigju
  • Ehuuuu: 12/04/2018 08:37

    Po nuk te pjerdh njeri ne amerike, te pakten ne shqiperi ka njeres qe i vin mbrapa

    Përgjigju
    • arti: 13/04/2018 08:31

      Ne amerik nuk ka vend per batakcilleqe kurse ne shqiperi nje kopje e tille lulezon. Gjeni edhe Zhulalin dhe beheni fiks.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës