‘Lasgushi’ niset drejt Izraelit së bashku me kuqezinjtë (Foto)

‘Lasgushi’ niset drejt Izraelit së bashku me kuqezinjtë (Foto)

Avioni i Air Albania "Lasgushi"

Dita e dielë do të jetë një ditë vendimtare për kuqezinjtë e shqipërizë. Skuadra kombëtare shqiptare do të ndeshet mbrëmjen e së dielës në transfertë me Izraelin në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kështu që lojtarët kuqezinj së bashku me stafin e kombëtares janë nisur pak pas mesditës së sotme drejt Tel Avivit. Këtë fluturim skuadra kombëtare e ka bërë me avionin e kompanisë më të re  “Air Albania”, i quajtur nga kryeministri “Lasgushi”.

Postim i bërë nga kryeministri Edi Rama 

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama, i cili me anë të një statusi në llogarinë e tij të “Instagramit”, ka publikuar një foto të udhëtimit.  “Air Albania çon kuqezinjtë në Tel Aviv,”- shkruan Rama krahas fotos.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit