Lautaro 'ndez' San Siro-n, Napoli e mbyll me 2 të kuq dhe harron kreun

Lautaro 'ndez' San Siro-n, Napoli e mbyll me 2 të kuq dhe harron kreun

Lautaro Martinez, shënuesi i golit të fitores për Inter

Seria A- Inter ka fituar kryesfidën e javës së 18-të të kampionatit italian kundër Napolit me rezultatin 1-0 në 'Giussepe Meazza'. Në një ndeshje shumë të luftuar nga të dyja skuadrat fituese ka dalë Interi i cili 'shkëputet' i vetëm në vendin e 3-të të tabelës duke i ikur varganit të skuadrave mbas saj. Për zikaltërit vendimtar ka qenë talenti argjentinas Lautaro Martinez i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 90+1 kur kishte dhe 2 minuta para përfundimit. Napoli i cili humbi rastin e shkëlqyer per t'iu afruar Juventusit kryesues, e humbi qetësinë në minutën e 81 kur Kalido Koulibaly me një ndërhyrje të gabuar mori kartonin e dytë të verdhë duke u ndëshkuar me karton të kuq. Por ndeshja nuk do të përfundonte në minutën e 93 pas festimit 'të çmendur' të lojtarëve. Edhe pse sfida zgjati dy minuta më shumë, Insigne tradhëtohet nga nervat dhe merr karton të kuq. Napoli mbetet në vendin e dytë me 41 pikë, 9 më pak se Juve dhe 5 më shumë se Inter.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:55
Thirrjet raciste ndaj Koulibaly, Ancelotti: Nëse përsëritet do të braktisim ndeshjen

Sfida e luajtur mes Interit dhe Napolit duket se nuk ka shkuar mirë për Kalidou Koulibaly 27 vjeçarin senegalez i cili veç kartonit të kuq është shoqëruar nga fusha me thirrje raciste nga tifozët e Inter.

Trajneri i Napolit Carlo Ancelotti shprehet se loja e bukur e futbollit e humbi bukurinë e saj nga këndimet raciste ndaj mbrojtësit senegalez të Napolit Kalidou Koulibaly dhe dhunës së tifozëve para ndeshjes në të cilën një 35-vjeçar humbi jetën. Pas disfatës 1-0 ndaj Interit tranjeri i Napolit, vuri në dukje daljen nga fusha me të kuq të Koulibaly në minutën e 80-të, si pikë kthese në lojë, duke theksuar se mbrojtësi ishte i tronditur nga abuzimi i tifozëve zikaltër. Gjyqtarët udhëzohen të ndalojnë, pezullojnë ose të braktisin ndeshjen nëse ndodhin incidente raciste, gjë e cila nuk ndodhi në San Siro. Ancelotti shprehet se ajo që ndodhi mbrëmjen e djeshme është e papranueshme, jo vetëm për atë, por për futbollin italian në tërësi.

Gjithashtu tekniku italian u shpreh se

“Herën tjetër, skuadra do të ndalojë së luajturi, çfarëdo që të ndodhë. Kërkuam tre herë që loja të ndërpritej për shkak të thirrjeve raciste ndaj Kalidou”.

Menjeherë pas ndeshjes pati edhe një reagim në twiter nga senegalezi duke thënë se i vjen keq se e la vëlelzërit e tij dhe që ndihet krenar për ngjyrën e tij e lekurës, që është francez, senegalez, napoletan dhe burrë.

Postimi i Kalidou Koulibaly në Twitter

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Nuk kemi plan për hakmarrje të menjëhershme

Sulmi izraelit, Irani: Nuk kemi plan për hakmarrje të menjëhershme