'Lazarati 2'/Krimet e Rënda përfundojnë shqyrtimin e ankimimit për vrasjen e Ibrahim Bashës, ja kur jepet vendimi

'Lazarati 2'/Krimet e Rënda përfundojnë shqyrtimin e ankimimit për vrasjen e Ibrahim Bashës, ja kur jepet vendimi

Efektivi i vrarë i RENEA-s, Ibrahim Basha

TIRANË- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka përfunduar shqyrtimin e ankimimit të 9 të pandehurve të dosjes "Lazarati 2", të akuzuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

Trupa gjykuese e ka shtyrë seancën për në datën 20 nëntor, në orën 12:00 për shpalljen e vendimit përfundimtar.

Grupi 'Lazarati 2' i përbërë nga 11 persona më 14 maj ka apeluar vendimin e dënimit për akuzën e vrasjes së efektivit Ibrahim Basha në qershorin e 2015.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha në mars dy burgime të përjetshme për dy kokat e grupit, Albion Aliko dhe Bajram Boçi ndërsa në total për të gjithë anëtarët e tjerë dha 150 vite burg.

Dënimet
Albion Aliko – Burgim i përjetshëm
Bajram Boci – Burgim i përjetshëm
Elvis Boçi – 35 vite burg
Alban Aliko – 20 vite burg
Elson Kasma – 18 vite burg
Xhulio Malo – 10 vjet
Klodian Selimi – 13 vjet
Oltion Proko – 9 vite burg
Dervish Gaba – 15 vite
Ruhan Hija – 15 vite burg
Iljaz Xhaferri – 15 vite burg

Si u vra efektivi i RENEA- mëngjesin e 24 qershorit 2015

Ibrahim Basha u qëllua me një plumb në kokë më 24 qershor 2015 në hyrje të fshatit të Lazaratit. RENEA ishte njoftuar për një situatë problematike në Gjirokastër, ku ishin raportuar të shtëna me armë zjarri, rreth orës 05:00 të mëngjesit dhe menjëherë është nisur një grup efektivësh të forcave speciale. 

Pasi automjeti i RENEA ka hyrë për patrullim në fshat, i është bërë pritë dhe është ndeshur me breshëri armësh. Nga të shtënat efektivi i RENEA Ibrahim Basha mori një plumb në kokë dhe humbi jetën në vend, ndërsa u plagosën edhe dy kolegë të tij, Jetmir Isaj dhe Perlat Shpati. Ngjarja tronditi mbarë opinionin publik pasi ndodhte në një kohë kur në Lazarat ishin shkatërruar grupet kriminale të drogës dhe ishte vendosur qetësia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Le Figaro': Shqipëria, plazhet më të bukura të verës, nga Dhërmiu në Gjirin e Gramës

'Le Figaro': Shqipëria, plazhet më të bukura të verës, nga Dhërmiu në Gjirin e Gramës