“Indeksi i Censurimit”: Paditë po
dekurajojnë gazetarinë në Shqipëri

“Indeksi i Censurimit”: Paditë po<br />dekurajojnë gazetarinë në Shqipëri
Organizata “Indeksi i Censurimit” e cila merret me liritë e medias dhe gazetarëve në botë i ka kushtuar një artikull të gjatë proceseve gjyqësore në Shqipëri ndaj gazetarëve. “Paditë po dekurajojnë gazetarinë në Shqipëri” është titulli artikullit ku përmenden rastet e gazetarëve të Shqiptarja.com Adriatik Doci dhe Elton Qyno.
 
Tregjet kryesore të medias në Shqipëri kanë hezituar të mbulojnë dhe të ekspozojnë korrupsionin në vendin tonë, dhe vëzhguesit fajësojnë një sërë padish të ‘’bezdisshme’’ për këtë hezitim.  Në qershor 2017, Gjin Gjoni, gjyqtar i gjykatës së apelit në Tiranë, dhe bashkëshortja e tij Elona Caushi, biznesmene kanë artikuluar akuza/padi ndaj BIRN Albania, së bashku me gazetarët Besart Likmeta dhe Aleksandra Bogdani, dhe akuza të vecanta kundrejt gazetës Shqiptarja.com, bashkë me gazetarët e saj Adriatik Doçi dhe Elton  Qyno.
 
BIRN Albania, e specializuar në raportimin hetimor, në botimin dhe monitorimin e medias, së bashku me Likmetën dhe Bogdanin, u akuzuan për shkaktimin e dëmtimit të dyfishtë të reputacionit dhe stresit/ankthit, cështje për të cilën Gjoni dhe Caushi kërkojnë kompensim në shumën 7 milionë lekë ose 54,000 euro).
 
Gazetarët e BIRN Albania kanë shkruar për mbylljen dhe rihapjen e mëpasshme të hetimit, të zhvilluar nga Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe të Konflikteve të Interesit, në cështjen ‘’Gjoni për fshehjen e pasurisë, falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe pastrim parash’’. Në një artikull tjetër, BIRN Albania  e renditi Gjonin si një nga dhjetë gjyqtarët më të pasur në vend. Në një padi të veçantë, Gjoni dhe Caushi, duke u bazuar në të njëjtën referencë, kërkojnë kompensim për 4 milionë lekë (€ 30,000) nga Shqiptarja.com, Doçi dhe Qyno.
 
Kristina Voko, drejtorja ekzekutive e BIRN Albania,  e konsideron padinë me natyrë dashakeqe. Ajo vuri në dukje standardet e larta të gazetarisë që mbahen nga organizata për punën që prodhon. "Ne jemi të bindur se do ta fitojmë çështjen, sepse raportimi ynë ka qenë në interesin publik dhe bazohet në fakte", tha ajo për Indeks. Doçi shkroi në Facebook se ai ishte nderuar nga padia dhe se ai nuk do të hiqte asgjë nga artikulli I tij rreth Gjonit sepse e konsideron të saktë atë.
 
Organizatat e medias brenda dhe jashtë vendit kanë shprehur solidaritet me BIRN albania dhe me gazetën ‘’Shqiptarja.com”. Shumë mendojnë se rastet do të dekurajojnë më tej gazetarinë investigative, e cila tashmë është e pakët. Flutura Kusari, një avokate mediash, tha në një artikull të botuar në faqen e internetit ‘’Sbunker’’ se paditë e Gjonit ishin nën kategorinë e padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP), për të cilën ajo beson se përdoren për të intimiduar/frikësuar gazetarët shqiptarë.
 
“Në paditë SLAPP ju mund të shihni ‘’prima facie’’ që nuk janë të bazuara në fakte dhe ato do të jenë të pasuksesshme në gjykatë. Me ta paditësi nuk synon të fitojë rastin, por synon të frikësojë dhe shkurajojë gazetarët nga çështjet e raportimit të mëtejshëm të interesit publik, duke i bërë ata të kalojnë nëpër procese gjyqësore të gjata dhe të kushtueshme ", shkruante ajo.  Bashkimi i Gazetarëve Shqiptarë (unioni I gazetarëve) kërkoi që Gjoni to stand down,(te mos ushtrojë detyrën)……. derisa çështja është në vijimësi , përsa kohë pozicioni i tij në sistemin gjyqësor mund të ndikojë në vendimet.
 
Blendi Salaj, nënkryetari i Këshillit të Mediave Shqiptare, e konsideron rastin si një rast kundër gazetarisë investigative, e cila gjithashtu synon të mbajë të heshtur mediat.  "Nuk ka vend/arsye për këtë rast, por fakti që gazetaria e vërtetë dhe shpërndarja e informacionit shkon në kundërshtim me interesin e subjekteve, veprimtaritë e të cilit janë prezantuar në shtyp" tha ai për Indeksin. Salaj gjithashtu vuri në dukje dëmet e mëdha të kërkuara si kompensim nga paditësi. "Shuma e parave që ata kërkojnë ka për qëllim të trembë, shqetësojë dhe frikësojë gazetarët dhe degët që ekspozojnë faktet që ata nuk duan ti bëjnë publike", tha ai.
 
Kristina Voko gjithashtu është dakort me faktin se paditë po përdoren si një formë intimidimi. “është e vërtetë se gjatë vitit të kaluar ka pasur një sërë padish ndaj gazetarëve shqiptarë apo mediave nga gjyqtarë apo kompani private të përfshira në marrëveshje të ndryshme koncesionare, "tregon ajo për Indeksin. "Kjo paraqet shqetësime në lidhje me lirinë e medias në vend,"shtoi voko.
 
Hetimi i kompanive private gjithashtu paraqet vështirësi për gazetarët në vend. Kjo tashmë është një praktikë e rrallë në mediat kryesore si rezultat i kontratave të reklamave dhe lidhjeve të forta që disa nga këto kompani kanë me politikanët. Shqipëria ka filluar implementimin e reformës gjyqësore aq të rëndësishme që synojnë pastrimin e korrupsionit në politikë. Reforma u nxit fuqishëm nga Komisioni Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, dhe konsiderohet vendimtare/decizive për Shqipërinë që të përparojë në përpjekjen e saj për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Procesi i verifikimit për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në vend të mbikëqyrur nga një organ ndërkombëtar është duke u zhvilluar si hapi i parë për të reformuar sistemin.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor