Legalizimet, ja 290 pronarët që marrin 2 mln € kompensim

Legalizimet, ja 290 pronarët që marrin 2 mln € kompensim

Foto ilustruese, legalizimet

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njoftoi se dje ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 290 kërkesa, të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimin ose shpërblimin në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Nga këto kërkesa, 288 prej tyre përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse, ndërsa dy kërkesa përfitojnë këstin e pestë të kompensimit prej 13% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse.

Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto kërkesa është në vlerën 261.253.389,15 lekë, afërsisht 2 milionë euro. Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë, pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

(Kliko) për listën e plotë me emrat e pronarëve

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 28/04/2018 10:01

    U dhj.fsha legalizimet që e keni bërë vendin si në Kandahár. 28 vjet pushtetet lokalë të përbërë nga injorantë fshatarë dhëndurë, baxhanakë, nuse e kunata fshatarë, në bashkëpunim me fshatarë të tjerë, arkitektë, gjyqtarë dhe lloj-lloj bajgash të tjera, kanë dhunuar territorin e republikës duke hedhur beton shëmtirë nga të katra anët. I kërkojmë ushtrisë të mari situatën urgjentisht në dorë, dhe me Juntë Ushtarake të ”pastrojë” vendin nga Konispoli në Vermosh dhe të dënojë gjith fundërrinat, nga banorë të thjeshtë injorantë që ndërtuan mes arrave e lumenjve, e deri tek këlyshët e tyre, pinjollë bajga injorantë që zunë pushtetet. Malet kanë rënë me kohë e janë ngritur halet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët