Shfaqet Leonardo DiCaprio, ja kush është e dashura e re 20-vjeçare

Shfaqet Leonardo DiCaprio, ja kush është e dashura e re 20-vjeçare

Aktori hollywoodian, Leonardo Dicaprio me të dashurën e re, 20-vjeçare Camila Morrone

Ai njihet si beqari më i famshëm në Hollywood por momentalisht është në një lidhje të re, sigurisht me një modele si të gjitha herët e kaluara. Aktori i famshëm është fotografuar për herë të parë në publik me modelen 20-vjeçare, Camila Morrone e cila ka hyrë në industrinë e modelingut që në moshën 15-vjeçare. Çifti simpatik u fotografua nga paparacët në një restorant në perëndim të Hollywood dhe dukeshin si dy zogj të dashuruar. Kjo lidhje e re e 43-vjeçarit është komentuar shumë në median rozë për shkakun e diferencës që ka me modelen Camila, e cila është mbi 20 vite më e vogël se ai. Disa njerëz janë shprehur se ajo mund të ishte vajza e tij, por çiftit duket se nuk i ka bërë aspak përshtypje kjo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk