POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Levante turpëron Barcelonën në Kupën e Mbretit, Sevilla mund Bilbaon

Goli i parë i Levantes ndaj Barcelonës

Barcelona ka bërë shumë rrotacion në ndeshjen e Kupës së Mbretit dhe Levante e ka turpëruar duke e mundur 2-1. Ndeshja vendoset që në minutat e para kur Levante shënon dy herë. Në minutën e 4-të Cabaco shënon golin e parë ndërsa në minutën e 18-të sulmuesi Borja Mayoral realizon edhe golin e dytë duke bërë që Levante të marrë avantazh të dyfishtë. Katalanasit reagojnë vetëm në fund kur Coutinho kthen në gol një penallti në minutën e 85-të. Levante mund 2-1 Barcelonën në Kupë. Blaugranët duhet ta marrin seriozisht ndeshjen e kthimit nëse nuk duan t’i thonë lamtumirë kaq shpejt këtij kompeticioni.

Një hap të rëndësishëm drejt turit tjetër ka hedhur Sevilla që fitoi 3-1 në “San Mames” ndaj Athletic Bilbao. Që në minutën e 6-të Nolito kaloi andaluzianët në avantazh por baskët barazuan në fillimin e pjesës së dytë me Mikel San Jose. Golat e fitores për Sevilla-n u shënuan nga sulmuesit Andre Silva dhe Ben Yedder. Takimi tjetër i mbrëmjes Real Betis-Real Sociedad u mbyll pa gola. Ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8 të Kupës së Mbretit do luhen mesjavën e ardhshme.

 

b.xh./
Komento