LEVI’S vjen në Qendrën Tregtare Toptani

LEVI’S vjen në Qendrën Tregtare Toptani

Sot, ne kemi kënaqësinë t’ju bëjmë me dije për hapjen e dyqani të ri të markës së mirënjohur Levi’s në Tiranë, në Qendrën Tregtare “Toptani”. I pozicionuar në zemër të qytetit, dyqani në katin e dytë pritet të hap dyert në datën 4 gusht 2018. Ai do të jetë një destinacion i preferuar i blerjeve për konsumatorët nga e gjithë Shqipëria (dhe jo vetëm) të cilët kërkojnë autenticitet, prerje të personalizuar dhe stilin Amerikan te veshjes.

Dyqani i ri do t'i ofrojë shqiptarëve produktet më të fundit të Levi’s, brenda 130 metrave katrorë. Xhinse, veshje të përditshme dhe aksesorët përkatës për femra dhe meshkuj mund të gjenden në dyqanin më të ri në Toptani Shopping Center. Në dyqanin e ri të Levi’s tani ju mund të blini për çdo madhësi, çdo gjatësi dhe çdo stil që përfshin modelet ikonike si 501, 700 dhe xhaketa “trucker”.

Levi's® personifikon stilin klasik amerikan dhe të qënit “ cool” pa shumë përpjekje. Që nga shpikja e tyre nga Levi Strauss & Jacob Davis. në vitin 1873, xhinët e Levi's® janë bërë veshje më të shitura në botë - duke kapur imagjinatën dhe besnikërinë e njerëzve për breza. Sot, portofoli i markës Levi's® vazhdon të zhvillohet përmes një shpirti të pandërprerë dhe inovativ që është i pashembullt në industrinë e veshjeve. Gama jonë e veshjeve xhins dhe aksesorëve, janë të disponueshme në më shumë se 110 vende, duke lejuar individët në mbarë botën të shprehin stilin e tyre personal.

Klienti mund të lidhet me markën e Levi’s përmes Instagram, Facebook, YouTube dhe ngjarje të ndryshme që pritet të organizohen nga Levi’s në Shqipëri.


(Dyqani LEVI'S te Qendra Tregtare Toptani)

Rreth Qendrës Tregtare Toptani
Qendra Tregtare Toptani, është një investim i kompanise Gener 2 njëherazi dhe një nga sipërmarrjet më të mëdha në vend në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturës me mbi 1,000 të punësuar. Qendra është e organizuar në 8 kate me njësi tregtare, 90 dyqane dhe hapësira argëtimi për fëmijë e të rritur, bare dhe restorante, 4 kate parkim nëntokësor me 600 poste parkimi, të gjitha të shtrira në një sipërfaqe 61,000 m2.

Ndërtesa është e dallueshme dhe unike në rajon për nga cilësia, origjinaliteti dhe dizajni ergonomik i projektit, konceptuar nga arkitekti i famshëm hollandez Winy Maas dhe studio MVRDV. 

Për më shumë informacion: [email protected]

Për më shumë rreth Qendrës Tregtare Toptani: www.toptani.com.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të paraburgosurit në burgun e Drenovës i gjendet celular

Të paraburgosurit në burgun e Drenovës i gjendet celular