POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Lëvizjet në Polici, Lorenc Shehu emërohet në krye të Forcave Speciale RENEA

Lorenc Shehu, Shef i ri i RENEA-s

Një ditë më parë u largua nga detyra me firmën e Ardi Veliut shefi i Forcave të RENEA-s, Vasillaq Sota. Edhe pse motivet e largimit të Sotës nuk janë bërë të ditura, Report Tv ka mësuar nga burime pranë Policisë së Shtetit se në vend të tij është emëruar Lorenc Shehu. 

Ky i fundit ka një karrierë të gjatë si drejtues në Policinë e Shtetit. Shehu ka mbajtur detyrën e shefit të Strukturës Speciale Operacionale. Ndërsa deri në 2013-ën, Lorenc Shehu ka qenë drejtor i Policisë së Tiranës. 

Më herët ai ka mbajtur edhe detyrën e Komandantit të FNSH-së. Gjithashtu, Lorenc Shehu është ndër efektivët e Policisë së Shtetit të cilët mbetën të lënduar në protestën e opozitës në 27 maj, ku pati incidente dhe tensione përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme. 


(Lorenc Shehu duke marrë ndihmë mjekësore te Trauma pas lëndimeve në protestën e opozitës)

Ndërkaq, ish-shefi i RENEA-s, Vasillaq Sota është një ofier karriere. Më herët ai është dekoruar nga ish-drejtori i policisë, Haki Çako.


(Vasillaq Sota, ish-shef i RENEA)

l.q.
Komento