‘Lezha’ dhe diferenca e madhe pozitë-opozitë

‘Lezha’ dhe diferenca e madhe pozitë-opozitë

Basha dhe Rama

Shqipëria është një vend ku çfarë nuk na kanë parë sytë. Kemi parë se si digjet Shqipëria në 1997-ën, grushtin e shtetit në 1998-ën, një fshat si ai i Gërdecit që digjej nga bombat e biznesit që arritën deri në Hollivud. Gjithashtu kemi parë se si në mes të Bulevardit Shqipëria u gjakos në 21 janarin e kobshëm të 2011-ës, por ndërkohë që të gjitha këto ndodhinin, kurrë nuk i pamë pushtetet të ndara. Nuk pamë në asnjë moment që drejtësia të bënte punën e saj, pushteti të vazhdonte punën e tij e kështu me radhë.

Por, mesa duket qeveria shqiptare po bën atë që duhet të kishte bërë që me ardhjen e demokracisë; të mos ndërhyjë në punët e drejtësisë, sado të preken persona që kanë qenë deri dje ose janë edhe sot me pushtetin apo partinë në pushtet.

Rasti i arrestimit të ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka, për tjetërsim pronash është një lajm i mirë për drejtësinë shqiptare dhe qytetarët shqiptarë, por edhe tregues i një ndryshimi të madh mes mazhorancës dhe opozitës. Rasti e deshti që  për të njëjtën akuzë siç u arrestua Ndoka, të arrestohej kryebashkiaku  i Lezhës që vjen nga radhët e PD-së para pak muajsh. Në atë kohë opozita u ngrit e gjitha dhe iu hodh në fyt drejtësisë.

Në fakt nuk kishte asnjë çudi në gjithë atë paradë të para disa muajve, ku PD shkoi dhe u ngrit në protestë për të liruar kryebashkiakun e saj të dyshuar për një vepër të tillë penale. Shqiptarët e kanë parë PD-në që të dalë në krah të abuzuesve në të gjitha kohët, por që mjafton 21 janari për t’i thënë të gjitha. Partia Demokratike akoma nuk është ndarë nga kultura se drejtësinë e bën partia, kulturë kjo që ka shkatërruar për mbi dy dekada të ardhmen e vendit.

Nga ana tjetër, PS-ja e cila është edhe partia e vetme që qeveris, kur i arrestohet një ish-deputet i saji apo edhe dy të tillë,  siç i ndodhi, nuk bën asnjë gjë të jashtëzakonshme, por thjeshtë zbaton  ligjin.

Absolutisht që nuk është heroizëm sjellja e PS-së dhe respektimi që ajo po i bën  ligjit, por është një lajm i mirë për drejtësinë dhe një tregues se  palët në Shqipëri vazhdojnë të jenë në dy skaje të ndryshme kur vjen puna për  mënyrën se si e shohin drejtësinë. E sa më shumë Partia Demokratike të bëjë sulme ndaj drejtësisë si në rastin kur iu arrestua kryebashkiaku i saj i Lezhës, aq më shumë do iu tregojë shqiptarëve se është po ajo PD që ka qenë në 1994-’96, ’97, ’98…. në raport me ligjin dhe drejtësinë. LEXO.AL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 23/10/2018 19:43

    Gabimi i Ndokes ishte qe u largua nga Berisha dhe hyri ne politik me kundershtaret e Berishes

    Përgjigju
  • Robshi: 22/10/2018 21:17

    Shiko mos gjen emrin te pagesat greke ate bej ti...se qe je i qeverise nuk duhet nje shkrim i dibet per ta kuptuar...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet