Lezhë, Manastirliu: Lehtësohet procedura e KMCAP, jo më praktika korruptive

Lezhë, Manastirliu: Lehtësohet procedura e KMCAP, jo më praktika korruptive

Ministrja ,Ogerta Manastirliu në Lezhë duke diskutuar për pagesën që përftojnë personat me aftësi të kufizuar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër procesin e vlerësimit mjekësor të aftësisë për punë (KMCAP) të personave me aftësi të kufizuar në qarkun e Lezhës. Manastirliu u fokusua tek mënyra e përfitimit të pagesës së personave me aftësi të kufizuar sipas vlerësimit, konkretisht duke u shprehur:

Më vjen mirë të konstatoj se ka filluar të zbatohet procedura e re që kemi miratuar për të lehtësuar personat me aftësi të kufizuar për përfitimin e pagesës që ju takon pas vlerësimit nga KMCAP. Siç po shohim sot këtu, asnjë person me aftësi të kufizuara nuk paraqitet më pranë ambienteve ku zhvillohen komisionimet nga KMCAP-të, ndryshe nga sa ndodhte më parë, por vendimi merret nga komisioni bazuar në dokumentacionin e dosjes së paraqitur, ndërsa përgjigja i dërgohet qytetarit në shtëpi nga administratori shoqëror në njësinë vendore ku banon”, tha Ministrja Manastirliu.

Vetëm me këtë hap të ndërmarrë, kemi kursyer rreth 40 orë sorrollatje për çdo qytetar që komisionohej dhe minimalisht 47 milion lekë në total, që shpenzoheshin nga qytetarët, vetëm si kosto transporti.
Një tjetër letësi për procedurast e KMCAP është heqja e “malit të dokumenteve që kërkoheshin më parë.

Personave me aftësi te kufizuar, për të aplikuar dhe komisionuar pranë  KMCAP-ve nuk ju kërkohen më 8 dokumente, por vetëm 2 dokumente. Por një tjetër arsye pse ndërmorëm këtë reformë ishtë eleminimi i praktikave abuzive dhe korruptive që ndodhnin në parë”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Për kategorinë e përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar me diagnoza të përhershme, që deri dje detyroheshin të rikomisionoheshin çdo vit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur  rikomisionimin 3-5 vjet, duke ju kursyer personave me aftësi të kufizuar 16 orë sorrollatje për këtë shërbim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet