POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Lezhë/ Ndotje masive e bregdetit të Kunes në Shëngjin, Prefekti: Prokuroria të hetojë personat përgjegjës

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe Prefekti Gjergj Prendi

Në pikun e sezonit turistik, bregdeti i Shëngjinit të ofron një pamje të shëmtuar,si pasojë e ndotjes së bregdetit. Prej ditësh vija bregdetare në Kune-Vain është ndotur masivisht. Situata e krijuar ka sjellë largim të pushuesve nga kjo zonë turistike. Edhe pse  situata ka nisur të përmirësohet, por sërish niveli i ndotjes vijon të jetë i lartë, duke dhënë një ndikim mjaft negativ para vizitorëve vendas dhe të huaj.

Ndërsa Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi, ka thënë se situata e krijuar ishte e papranueshme, duke dhënë ndikim mjaft negativ ne turizëm. Policia dhe prokuroria të thellojnë hetimet ne lidhje me këtë çështje dhe personat përgjegjës të përballen me ligjin.

Të mbyllet urgjentisht kanali që lidh lagunën me detin, pasi nga verfikimet rezulton se ai është shkaktari i kësaj ndotjeje.

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj

a.me.
Komento