Lezhë/ Rrjeti i amortizuar lë pa energji disa fshatra, banorët: Ndërprerjet po na djegin elektroshtëpiaket

Banorët e fshatrave Barbullojë dhe Rrilë në Lezhë shumicën e kohës e kalojnë në erresirë. Mungesa e energjisë elektrike është kthyer në problem shqetësues në këto zona, kryesisht gjatë stines së dimrit. Shkak i ndëprerjes së energjisë është amortizimi i rrjetit, në të cilin nuk është investuar prej dekadash. Banorët thonë se janë paguesë të rregullt të enegjisë elektrike, ndërsa investimet në rrjet kanë munguar në këtë zonë. Sipas banorëve luhatjet e energjisë ju kanë sjell shpesh dhe dëtimin e paisjeve elektroshtopiake dhe askush nuk është përgjigjur për dëmet e shkaktuara.

Një natë, shkëputen dy tre orë. Edhe dy tre orë janë shumë sepse jam abonent i rregullt i OSHEE. Filloi shiu pardje, mbetëm 2 netë në errësirë. Kush përgjigjet për ato që janë djegur? Nuk vijnë për të lidhur një tel, jo për më shumë.

Banorët

E kontaktuar për këtë çështje OSHEE sqaron se ka kryer vazhdimisht procesin e mirembajtjes se rrjetit, si linjat e tensionit të mesem, ashtu dhe në tension të ulët, përfshi edhe kabinat.

Zgjidhja përfundimtarë është zhvillimi i rrjetit duke investuar, për të cilën OSHEE është duke punuar për projektin. Pasi është fuqizuar nënstacioni Lezhë, sipas radhës dhe mundësisë do të investohen edhe në zona të tjera të këtij qarku.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Rithemelimi dërgon sërish në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, Bardhi: GJK të vërë në vend dinjitetin e përdhosur nga mazhoranca

Rithemelimi dërgon sërish në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, Bardhi: GJK të vërë në vend dinjitetin e përdhosur nga mazhoranca