Lezhë, vijon rënia e gurëve nga mali i Torovicës, banorët: Të merren masa, jemi në rrezik

Në zonën e Torovicës në Lezhë, vijojnë të bien gurë nga mali. Dy barinj rrezikuan jetën pak ditë më parë, pasi një gur i përmasave të mëdha u shkëput dhe ra në rrugë. Situata e krijuar ka vënë në alarm banoret e zonës, të cilët kërkojnë që të merren masa, pasi jeta e tyre është në rrezik.

Ka një shkëmb shumë të madh drejt pallatave, që nëse bie, e merr pallatin para. Problem shumë shqetësues gurët që bien nga mali.

Banor i Torovicës

1 vit më parë dy vëllëzer dhe nusja shtatzënë e njërit prej tyre humben jetën, pasi makina me të cilën po udhëtonin, u godit nga një gur që ra nga mali.Tragjedi të tilla, rrezikojnë të përsëriten në këtë zonë, nëse nuk do merren masa për të frenuar rënien e gureve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat

Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat